Sivjet për çmimin “Beqir Musliu”, juria në përbëre Ibrahim Kadriu (kryetar), Sadete Tërnava dhe Emin Azemi (anëtarë), nga një listë me tetë emra të mundshëm, zgjodhën shkrimtarin e njohur nga Shqipëria, Nasi Lerën, duke u mbështetur në një varg veprash të tij të botuara, me të cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasurojë letërsinë tonë për të rritur dhe për fëmijë.
“Nasi Lera është ndër shkrimtarët tanë të rrallë që di pse shkruan dhe di çka shkruan; vepra e tij, është e lidhur me botën tonë; e shpreh këtë botë dhe i kthehet po kësaj bote nëpërmjet artit dhe të komunikimit artistik që nxit teksti poetik”, vlerëson shkrimtari dhe studiuesi, Anton Nikë Berisha
Të enjten (24 qershor) Gjilani pati festë letrare. Si çdi vit, edhe sivjet ky qytet juglindor I Kosovës, nderon shkrimtarët për të arriturat etyre me çmimin prstigjioz letrar }Beqir Musliu’. Ars klubi me të njejtin emrër, i udhëhequr nga shkrimtari Sabit Rrustemi, po përkujdeset rreth ndkjejes së produksionit letrar të shimtraëve, duke identifikuar tek ata vlerat më të spikatura, që do të hyjnë pastaj në një përzgjedhje më të bgusht për t’u vlerësuar me Çmimin letrar ‘Beqir Musiu’.
Sivje ky nder i takoi shkrimtrait dhe përkthyesit nga Tirana, Nasi Lera. Për ndarjen e këtij çmimi kishte vendosur juria profesionale e përbërë, Ibrahim Kadriu (kryetar), Emin Azemi dhe Sadete Tërnava (anëtarë).
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi u bë në Bibliotekën e qyteti të Gjilanit ‘Fan Noli’. Të pranishëm ishin edhe familjarët e shkrimtarit Beqir Musliu.
Për të nderur laueratin e sivjemë, kishte ardhur edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Hazirii cili në një ceremoni të veçantë, i ka dorëzuar shkrimtarit nga Shqipëria, Nasi Lera, çmimin letrar “Beqir Musliu”, i cili jepet për arritje të larta letrare.
Duke e uruar fituesin e sivjetmë, kryetari Haziri tha se ky çmim bashkon sot dy cepa të tokave tona, ku kufiri akoma i ndan shqiptarët mes vete, por duke ecur përpara drejt një bashkimi. Zaten, Sabit Rrustemi, tash e tridhjetë vjet, Gjilanit i ka dhëne epitetin një qendreje kulturore dhe emrat sikur i juaji kanë bërë që ne, përmes shkrimeve shqip dhe në rasti tuaj, edhe përmes përkthimit të autorëve të mëdhenj, ta kuptojmë më mirë veten tonë, gjë që dëshmon se libri dhe dija mbeten gjithmonë kërkesë e jetës.
Duke e falënderuar poetin për gjithë kontributin dhe krijimtarinë e tij letrare, Haziri ka thënë se në murin e çmimit të madh letrar ‘Beqir Musliu’, një çmim ky unik në Gjilan dhe Kosovë, tash e tutje do të jetë i vendosur edhe emri Nasi Lera.
Haziri tha ditët e lirisë në Gjilan fillojnë më 11 qershor, me përkushtimin për Beqir Musliun dhe vazhdojnë me manifestimin ‘Trekëndëshi poetik i paqes’ dhe shumë aktivitete tjera në kuadër të shënimit të ditëve të bardha të lirisë.
Për më tepër, Haziri nënvizoi se çmimi letrar ‘Beqir Musliu’ ngërthen në vete jo vetëm një gjini letrare, sepse ne kemi themeluar qendrën kulturore evropiane e cila në vete do të ketë bibliotekën, muzeun e qytetit, galerinë dhe institucionet tjera kulturore, që do të ndërlidhen me emrin e Beqir Musliut, i cili Gjilanin e ka bërë krenar kudo ku flitet dhe shkruhet shqip.
Kryetari i Ars KLubit “Beqir Musliu”, shkrimtari Sabit Rrustemi, duke u ndërlidhur me vlerësimet që u dhan, në një prononcim për mediat tha se laureati i sivjemë, shkrimtrai dhe përkthyesi Nasi Lera, paraqet një nder për qytetin tonë Gjilanin dhe një lajm shumë pozitiv për lerësinë, e cila po njihet edhe më mire përmes vlerësimeve dhe kontakteve të drejtpërdrejta, siç po nddhë sivjet edhe me shkrimtarin Nasi Lera.
Shkrimtari Sabit Rrustemi evokoi kujtimet e viteve të hershme të rinisë prej kur ishte njohur me krijimtarinë letrare të Nasi Lerës në periodikun letrar të Kosovës, duke u shprehur i kënaqur që pikërisht klubi letrar që ai drejton sivjet po e vlerëson një prej prozatorëve më të vaçantë të letërisë shqipe.
NASI LERA: KUR HYRA NË GJILAN PATA NDJESINË SE PO HYJA NË KORÇËN TIME
Shkrimtari Nasi Lera, po vinte për herë të parë në Gjilan dhe, siç e tha, në fjalën e tij të rastit, po i bëhej se po hynte në qytetin e ttij të lindjes, në Korçë. Ai kishte përgatitur me shkrim fjalën e tij, mirëpo të pranishmëve iu drejtua me fjallë spontane dhe tepër emoconale, duke shprehur me këttë rast falendimin e tij të sinqertë për nderimin që po i bëhej me dhënien e një çmim prestigjioz letrar.
Fjala e plotë e Nasi Lerës:
“Kur më lajmëruan se isha vlerësuar me çmimin “Beqir Musliu” përjetova një emocion të veçantë, emocion që e kisha përjetuar shumë vite më parë, kur u botua, në Prishtinë, romani im “Të jetosh kohën” dhe vëllimi me tregime “Dita e tretë”.
“I nderuari z. kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, të nderuar anëtarë të jurisë së shpërblimit “Beqir Musliu” z. Ibrahim Kadriu, zonja Sadete Tërnava dhe z. Emin Azemi, të dashur djem të shkrimtarit të nderuar Beqir Musliu, më lejoni qe ta ndiej veten anëtar të familjes suaj. E ndiej veten shumë të nderuar dhe do ta ndiej veten edhe më të nderuar kur ju të vini në shtëpinë time ashtu si do vij dhe unë në shtëpinë tuaj, jo vetëm me libra por shpirtërisht… Kur hyra në Gjilan pata ndjesinë se po hyja në qytetin tim. Këtë nuk e them për t’u dukur se ja tani duhet thënë një fjalë e mirë, sepse të kanë vlerësuar, jo; këtë e them sepse me të vërtetë e ndjeva sikur hyra në qytetin tim të lindjes, në Korçë, pasi kam lindur në Korçë. M’u duk e njëjta atmosferë, e njëjta ngrohtësi, dhe aq më shumë kjo atmosferë dhe kjo ngrohtësi m’u forcua edhe më shumë kur u takova me njerëzit që po më prisnin në hyrje të bibliotekës, kur u takova me kryetarin, nënkryetarin e komunës, kur u takova me drejtorin e bibliotekës etj.
Gjithmonë kam dashur të komunikoj me njerëzit, gjithmonë kam dashur të vij e të vizitoj Kosovën. Sidomos kur m’u botua romani dhe vëllimi me tregime. Donja që patjetër të vija në Kosovë, por ishte e pamundur; dëshira ime nuk varej nga unë; dëshira ime që të sendërtohej varej nga dikush tjetër mbasi të tilla ishin, si të thuash, ligjet që… i tillë ishte kufiri shtetëror që na ndante ne në Shqipëri dhe ju në Kosovë. Pavarësisht se ky kufi shtetëror nuk ndante kurrë dhe nuk ka për të ndarë ndonjëherë komunikimin e madh e të sinqertë shpirtëror që kishim me njëri-tjetrin, kështu që letërsia që zhvillohej këtu në Kosovë vinte në Shqipëri, po edhe letërsia që zhvillohej në Shqipëri vinte në Kosovë. Shpeshherë kam diskutuar dhe kam kërkuar edhe kur kam punuar në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë që asnjëherë të mos ndahej letërsia që zhvillohej në Kosovë nga letërsia që zhvillohej në Shqipëri, që asnjëherë të mos bëheshin krahasime kush është më e goditur: letërsia që zhvillohet në Kosovë apo letërsia që zhvillohet në Shqipëri. Të dyja letërsitë ishin një letërsi e vetme, ishin letërsi shqipe, ishin letërsi shqiptare dhe secila jepte kontributin e vet simbas tematikave dhe shqetësimeve krijuese që kishin vetë krijuesit me temën që ndesheshin në jetën e tyre të përditshme.
Më kujtohet që në Shqipëri kishte një mendim shumë të mirë për poezinë e poetëve që jetonin në Kosovë. Kështu mund të them se poezia e Ali Podrimjes, poezia e Azem Shkrelit, e Beqir Musliut, Agim Gjakovës (megjithëse Agim Gjakovën e kishim një kohë të gjatë në Shqipëri), Eqrem Bashës, Ramadan Musliut, Ymer Shkrelit, Ibrahim Kadriut, Sabit Rrustemit, Teki Dërvishit ishte një poezi e tillë që e ngriti edhe më lartë gjithë poezinë shqipe, që hyri dhe që zuri vendin që meriton në gjithë historinë e letërsisë dhe të poezisë shqipe.
Po kështu, krahas poetëve, një brez i fuqishëm prozatorësh i dhanë prozës shqipe peshën e rëndë të artilerisë letrare. Emri i Anton Pashkut, Nazmi Rrahmanit, Mehmet Krajës është i dashur për lexuesit shqiptar.
Kritika letrare është ndër zhanret më serioze dhe më të mprehta në mendimin shqiptar. Emri i Rexhep Qosjes, Sabri Hamitit, Mensur Arifit, Ali Aliut, Prend Buzhalës apo edhe e mikut tim Anton Nikë Berishës janë emra të cilët lexuesi u beson për thellësinë e mendimit dhe paanshmërinë e tyre. Në letërsi nuk hyhet me dhunë, në letërsi hyhet me mjeshtëri, talent, përkushtim, kulturë, mundim dhe nderim për të gjithë ata që kanë dhënë ndihmesën e tyre në lartësimin e emrit të letërsisë shqipe. Vetëm duke e nderuar njëri-tjetrin mund të nderosh emrin tënd. Vetëm duke u ndodhur pranë njëri-tjetrit mund të çash në shtigje të reja. Shtigjet e letërsisë janë të pafundme; është i lumtur ai krijues që zgjedh për të çarë shtegun më të vështirë, shtegun që ecën paralel me shtigjet e ndritur që kanë çelur të tjerët.
Ju faleminderit!”
ANTON NIKË BERISHA: NJË VEPËR E PASUR LETRARE QË PËRLIGJ NJË JETË NJERIU
Shkrimari dhe studiuesi Anton Nikë Berisha prezantoi para auditorit një përmbledhje mendimesh e vlerëimesh mbi krimtarinë e shkrimtarit e përkrhyesit Nasi Lera.
Fjala e tij e plotë:
“Shkrimtari Nasi Lera është njëri nga prozatorët tanë bashkëkohorë më të shquar. Me një varg përmbledhjesh me tregime dhe romane të botuara, ai e ngriti dhe e pasuroi prozën tonë nga rrafshe dhe aspekte të ndryshme.
Kur i qasësh dhe vendos ta vlerësosh veprën letrare të Nasi Lerës, atëherë mendimi i parë që të lindë doemos është se ajo është fryt i një pune dhe zotimi të vijueshëm për rreth 60 vjet; njëkrijimtari që në qenësinë e vet bën jetën e vetëautorit. Kjo krijimtarika shkuar duke u pasuruar e duke u ngritur pikërisht në rrafshin e artit e të komunikimit që ka nxitur (shkaktuar) dhe nxit në vazhdimësi me marrësin.
Nasi Lera është ndër shkrimtarët tanë të rrallë që di pse shkruan dhe di çka shkruan; vepra e tij, është e lidhur me botën tonë; e shpreh këtë botë dhe i kthehet po kësaj bote nëpërmjet artit dhe të komunikimit artistik që nxit teksti poetik.
Kumtesën timen për veprën letrare të Nasi Lerës, i cili sot me meritë po e merr shpërblimin letrar “Beqir Musliu”, e lidh, jo rastësisht me dy mendime të Ernest Hemiguejt.
I pari lidhet me botën që e përfton Nasi Lera përmes strukturës gjuhësore shprehëse, përmes gjuhës poetike. Bota e veprave të tij përafrohet me njëmendësinë (realitetin) ku jeton dhe vepron krijuesi, po përmes artit të mëvetësishëm ajo bëhet më e pasur dhe më e veçantë dhe me një mundësi ndikimi estetik të dukshëm. Shkrimtari i shquar, shkruante: “Në të gjitha tregimet e mia unë përpiqem të jap ndjesinë e jetës së vërtetë, jo thjeshtë ta përshkruaj jetën ose ta kritikoj, por faktikisht ta bëj atë të gjallë. Kështu që ti, kur të lexosh diçka timen, ta përjetosh me të vërtetë atë që lexon”.
Kjo është një cilësi që i përshkon të thuash të gjitha veprat letrare të Nasi Lerës. Pra, ato nuk janë imitim i asaj që ndodh ose në jetën konkrete, po krijesa të mëvetësishme që ngrihen përmes shtjellimit të menduar dhe përmes gjuhës së zgjedhur, përmes një teksti të përpunuar, nga i cili dalin kuptime të shumta.
Teksti i tij nuk synon informacionin e rëndomtë, të thjeshtë, po shumësinë e mesazheve që nxitin përsiatje të ndryshme. Vepra e tij ngrihet mbi parimin e poetikës së Aristotelit: vepra letrare shqipton të mundshmen dhe të vërtetën artistike, që nuk është cilësi vetëm e veprave letrare.
Ndodh kështu për arsye se e mundshmja dhe e vërteta artistike ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për të dëshmuar imagjinatën krijuese dhe për të krijuar një botë sa të mëvetësishme, po aq dhe të vlefshme e të rëndësishme për pasurimin shpirtëror të marrësit.
Mendimi i dytë i shkrimtarit të madh, Heminguejt, ndërlidhet po ashtu me veprën që e ka krijuar dhe po e krijon ende Nasi Lera: “Kur të shkruarit bëhet vesi kryesor dhekënaqësia më e madhe, vetëm vdekjamund t’i japë fund.”
Natyrisht se kjo u ndodh krijuesve të mëdhenj, atyre qëjanë të lidhur ngushtë me krijimin e veprave të artit të fjalës, të nevojës që të komunikohet përmes artit me dukuritë e botës e të veprimit të njeriut dhe e pasurojnë atë nga brenda.
Veçantitë që i përmenda më lartë përligjen në mënyra të ndryshme qoftë në tregimet, qoftë në romanet e Nasi Lerës. Në të dy llojet letrare ai dëshmoi krijuesin që di si i qaset një objekti poetik, di si ta shtjellojë atë në mënyrën poetike, sidomos të dëshmojëkujdesin e madh qëi kushton të shprehurit, përkatësisht gjuhës poetike, e cila kushtëzon në mënyrë të pandërmjetme komunikimin dhe ndikimin estetik.
Në qenësinë e vet proza e Nasi Lerës është një gjurmim i vijueshëm i dukurive tëbotës konkrete dhe i dukurive tëbotës së brendshme të personazheve, që dëshmohen në rrjedha të ndryshme të veprimit jetësor. Veçmas i shpreh shqetësimet, dramat dhe tragjiken që i cilësojnë dhe i përcjellin personazhet.
Këtë botë sa të veçantë e të ndërliqshme Nasi Lera e pasuron me romanet, ku bota e njeriut tonë shqiptohet në aspekte e në rrjedha të ndryshme dramatike, po njëherit përftohet një botë përmes tekstit, një botë poetike, e cila është më komplekse dhe më e qenësishme sesa nga ajo konkrete. Kjo botë e krijuar përmes artit të fjalës, ka atë cilësi dhe atë vlerë që ndikon fuqishëm estetikisht në marrësin dhe në përtëritjen e shpirtit të tij.
Nasi Lera e shqipton sidomos realitetin që ndërlidhet me botën e brendshme, ku fshihen dukuri nga më të veçantat dhe më misterioze. Këtë botë autori e vështron poetikisht në lidhje të ngushtë me rrethanat dhe kushtet jetësore. Pra, dramat që ngërthejnëpersonazhet në veprimin e përditshëm, janë shkaktari kryesor i dramave, i tragjikes dhe i pësimeve tëbrendshme.
Duhet thënë se këto dy bot njësohen mjeshtërisht në tekstin poetik, duke u shndërrohet në një botë të mëvetësishme. Në thelbin e tyre, këto dy botëpërafrohen dhe bashkekzistojnë edhe atëherë kur i ndan koha, vendi, hapësira, edhe kur janë në pajtim ose në kundërshtim midis tyre.
Kjo strategji e rrëfimit poetik dëshmohet, fjala vjen,në romanin “Orët e qytetit të vogël”, “Nata e premierës”, “Të gjithë premtojnë Parisin” e të tjerë, ku shpaloset drama dhe tmerri i realitetit konkret të njeriut tonë, shpesh dhe vetëdija e tij e fjetur.
Një veprimtarinë e Nasi Lera, një vend me rëndësi zënë edhe përkthimet e shumë veprave të letërsisë botërore, përkatësisht përkthimet e shkrimtarëve nobelistë, si E. Heminguej, A. Kamy, J. Saramago, G. G. Marquez, A. Zhid, Le Clezio, M. V. Llosa, J. Kavabata, Kenzaburo si dhe të autorëve të mëdhenj si M. Kundërsa, M. Duras. M. Turnie, Akutagava, S. De Bavuar, M. Gallo, D. Merezhkovski etj.
Këto përkthime kanë vlerë të madhe jo vetëm për faktin se ato lidhen me disa nga veprat më të rëndësishme që u krijuan në fushën e artit të fjalës, letërsisë, po para së gjithash për përkthimin cilësor, për gjuhën e pasur poetike dhe të mënyrës së të shprehurit shqip”, tha Anton Nikë Berisha, në fjalën e tij mbi krijimtarinë e shkrimtarit Nasi Lera.
Një vlerësim mbi krijimtarinë e Nasi Lerës, kishte dhënë edhe shktrimtari Besnik Mustafaj përmes një statusi në profilin e tij në FB:
“Nje vleresim plotesisht i merituar. Sapo kam lexuar edhe librin e tij te fundit me tregime “Vetmia e syve te qenit”, nje deshmi tjeter e mjeshterise se jashtezakonshme autoriale te Nasi Leres. Juria e Çmimit “Beqir Musliu” ka nderuar edhe veten ne kete rast. Urime te perzemerta!, : ka shkruar Mustafaj.
RAPORTI I JURISË LETRARE PËR ÇMIMIN VJETOR “BEQIR MUSLIU” QË SIVJET IU DHA SHKRIMTARIT NASI LERA
Kryetari i jurisë, shkrimtari Ibrahim Kadriut, në emër të dy anëtarëve tjerë, Sadete Tërnava dhe Emin Azemi, paraqiti vlerësimin që shoqëroi përcaktimin pr të nderuar shrimtrain Nasi Lera me çmimin letrar ‘Beqir Musliu’.
Ibrahim Kadriu tha se çmimi letra“Beqir Musiu”,të cilin e ndan Kuvendi i Komunës në Gjilan, tashmë ka krijuar një traditë të mirë me mbështetje të krijuesve eminentë të letrave shqipe të të gjitha trojeve. Autoriteti i çmimit shkon krahas autoritetit të shkrimtarit gjilanas i cili u dallua me veçantitë krijuese si në poezi, prozë dhe dramaturgji., tha Kadriu. Ai u shpreh se për ta ruajtur emrin e këtij çmimi vjetor, përherë është menduar të zgjidhen emrat meritorë.
Siç dihet, për herë të parë çmimi “Beqir Musliu” i është ndarë poetit Ali Podrimja më 2004 dhe në vazhdim, nëpër vite, deri më sot janë nderuar gjithsej 14 shkrimtarë.
Sivjet për çmimin “Beqir Musliu”, juria nga një listë me tetë emra të mundshëm, zgjodhën shkrimtarin e njohur nga Shqipëria, Nasi Lerën, duke u mbështetur në një varg veprash të tij të botuara, me të cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasurojë letërsinë tonë për të rritur dhe për fëmijë.
Nasi Lera u lind më 20 shtator të vitit 1944 në Korçë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërkaq studimet i vazhdoi dhe i kreu në Universitetin e Tiranës. Fillimisht punoi mësimdhënës, më vonë redaktor në Radio e Televizionin e Tiranës, por edhe redaktor në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.
Duke qenë përherë i lidhur me letërsinë ishte edhe sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, por gjithherë aktiv në fushën e krijimtarisë origjinale e në përkthimin e një varg veprash të autorëve të shquar të letërsive të tjera.
Që nga vitet e gjashtëdhjeta Nasi Lera është krijues aktiv, duke bërë provën e parë me librin me titull “Bora e fundit”të botuar më 1972, për të vazhduar me dhjetëra e dhjetëra libra të tjerë: tregime, romane dhe përkthime. Pra, lista e botimeve të tij është mjaft e gjatë.
Me këtë rast po përmendim vetëm disa sosh, si për shembull vëllimet e tregimeve: “Era e pishave”, “Sytë e dashurisë”, “Duaje emrin tënd”, “Ulërima e heshtur”, “Tregime të zgjedhura” etj., romanet: “Gjaku i prillit”, “Të jetosh kohën”, “Ngjallja e diktatorit”, “Të gjallë dhe të vdekur”, “Sytë e Sofisë”, “Vetmia e syve të qenit”, “Treni ecën drejt bores “etj.
Në opusin e tij krijues janë edhe dhjetëra vepra të përkthyera të shkrimtarëve të njohu botëror.
Nasi Lera ka përkthyer shkrimtarët e njohur të letërsisë botërore: Fransua Sagan (“Martesa e Zhozesë”), Milan Kundera (“Vallësi i lamtumirës”), Gi de Mopasan(Vëllim me tregime),Gabriel Garsia Markez (“Gjenerali në labirintin e vet”), Jasumari Kavabati (“Gjëmimi i malit”), Isabela Alende (“Për dashurinë dhe hije”; disa vepra të Joze Saramaga, Albert Kamy etj.
Brenda veprimtarisë së tij janë edhe skenarët e filmave: “Duaje emrin tënd”, “Të jetosh kohën”, “Telefoni i një mëngjesi” e “Mëngjese të reja”.
Për veprat e Nasi Lerës duhet thënë se atocilësohen me një stil të ngritur e të pasur poetik dhe përshkohen me një ndjeshmëri lirike, prandaj çmohet ndër shkrimtarët më lirikë në letrat shqipe.
Veprimtaria e tij romanore përvijohet përmes një kategorie të tërë personazhesh, përmes një sfondit të gjerë të realitetitartistik që imponohet me kreativitet shumëdimensional. Opusi i tij i gjerë i tregimeve dhe i romaneve dëshmon për një individualitetin krijues të rëndësishëm si në llojllojshmërinë e dukurive të trajtuara, ashtu dhe në shtrirjen e atyre dhe në mesazhet poetike që ngërthejnë veprat e krijuara nga ky shkrimtar.
Me bindje themi se Nasi Lera vijon të mbetet një ndër personalitetet më të njohur dhe të respektuar nga lexuesi dhe kritika letrare për origjinalitetin e spikatur artistik, si edhe për kontributin e shumanshëm në lëmin e letërsisë origjinale dhe të veprave të përkthyera.
Mbështetur në atë që thamë për veprimtarinë e tij letrare, origjinale dhe të përkthyer, Nasi Lerës i jepet me plot meritë çmimi “Beqir Musliu” për vitin 2021”, thuhet në raportin e jurisë, të cilin e prezantoi shkrimtari Ibrahim Kadriu.
Ceremonia për dhënine çmimit letrar Beqir Musiu u moderua nga Xhezide Selimi, e cila edhe kësaj radhe demonstroi një shkathtësi të posaçme në krijimin e atmosferës dhe në drejtimin mjaft virtuoz që i dha kësaj ngjarjej të rëndësishme kulturore. (E.A)