• Today is: Monday, November 25, 2024

‘Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit’ – projekt kinematografik

fakti
June19/ 2021

Buxhovi bëri të ditur se libri i tij do të shndërrohet në film botëror në gjuhën italiane dhe për këtë nismë tashmë shkrimtari kosovar ka nënshkruar disa parakontrata me një ndër shtëpitë filmike më të njohura në itali.

Romani i njohur ‘Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit’ nga shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, i cili së fundmi ka dalur nga shtypi nga shtëpia botuese ‘Faik Konica’ dhe është përkthyer edhe në gjuhën italiane, ka marrë një jehonë të re! Mbrëmë, në promovimin e këtij libri në ambientin e KultPlus Caffe Gallery, Buxhovi ka shpalosur një lajm ekskluziv. Buxhovi bëri të ditur se libri i tij do të shndërrohet në film botëror në gjuhën italiane dhe për këtë nismë tashmë shkrimtari kosovar ka nënshkruar disa parakontrata me një ndër shtëpitë filmike më të njohura në itali. Tutje Buxhovi ka njoftuar se njëri nga producentët është tejet i njohur, përderisa filmi pritet të realizohet nga dy prej regjisorëve më të njohur italianë me renome ndërkombëtare, emrat e të cilëve ende nuk mund t’i zbulojë. Ndërsa, tani për tani libri është në duart e dy skenaristëve të cilët para dy dite kanë marrë përsipër të kthejnë romanin në skenarë. Ndërsa, sipas Buxhovit, i gjithë procesi pritet të përfundojë në shtator.

“Ky do të jetë një film ku tregohet shpirti, mentaliteti dhe bota shqiptare. Po ashtu, italianët përmes këtij filmi dëshirojnë të krijojnë një pasqyrë të vërtetë të popullit shqiptar dhe historisë së tij. Frika ime e vetme mbetet shteti i Kosovës, për të cilën shpresoj që nuk do të jetë pengesë sepse për 15 vitet e fundit, Kosova nuk ka dhënë shenja që dëshiron të tregojë historinë e vet”, ka thënë krejt për fund Buxhovi.