Nga Sheradin Berisha
Të dhëna themelore!
Më 19 prill 2013, në Bruksel u nënshkrua marrëveshja e parë e parimeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (Zajednica)! Në këtë kuadër më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkrua marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe!
Edhe Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë (BiH) zanafillën e vetë e kishte te “Zajednica” e 14 komunave me shumicë serbe, që u shpallë më 26 prill 1991!
Në rrjedhën e negociatave për “shuarjen” e strukturave paralele serbe në Kosovë, në verën e vitit 2013 (pas marrëveshjes për Zajednicën) u arrit marrëveshja për formimin e partisë “Lista Serbe”, e varur tërësisht nga Serbia!
Kjo parti me mbështetjen e Beogradit për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit 2013 dhe fitoj shumicën e komunave etnike serbe.
Edhe në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, të 11 qershor 2017, të 6 tetorit 2019 dhe 14 shkurtit 2021, Lista serbe e Beogradit i fitoj 10 vendet e rezervuar në Kuvendin e Kosovës!
Në këtë mënyrë ‘Sërbska’ e Vuçiqit i largoj nga skena institucionale qendrore (dhe në nivele komunale) partitë e tjera serbe, të cilat me kohë e kishin pranuar realitetin e ri në Kosovë!
Aktualisht “lista serbe” edhe pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, është pjesë e të gjitha institucioneve (kuvendit, qeverisë etj), dhe realisht luan rolin e Qeverisë së Beogradit në Kosovë!
Nëse jetësohet Zajednica (ashtu siç e kërkon Serbia) do ta ketë Kuvendin me deputetë të 10 komunave etnike serbe!
Kjo zajednicë nën administrim lokal do ta ketè:
– policinë,
– gjykatat,
– arsimin,
– shëndetësinë,
– buxhetin etj.
Pastaj do të ketë ndikimin e vetë edhe në:
– Liqenin e Ujmanit,
– minierat në Trepçë,
– Kishnicë dhe
– Novobërdë (Artanë),
– Banjë të Kllokotit,
– Brezovicë etj.
***
Një rrezik tjetër për Republikën tonë janë edhe “44 kishat dhe manastiret serbe” të cilat me ligjet e Ahtisarit janë definuar si zona të veçanta eksterritoriale, dhe si të tilla janë “44 minishtete serbe” brenda kësaj republike, të cilat selinë e tyre e kanë në Beograd!
Ligjet për Zonat e veçanta të dala nga pakoja e Ahtisarit
LIGJI PËR ZONAT E VEÇANTA TË MBROJTURA
Lista e hartave
01 – Manastiri i Draganacit, Gjilan
02 – Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj
03 – Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
04 – Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë
05 – Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
06 – Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
07 – Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
08 – Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti.
09 – Manastiri i Premtit të Shenjtë, Leposaviq
10 – Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq
11 – Manastiri i Soçanicës, Leposaviq
12 – Qyteti Mesjetar i Novobërdës
13 – Manastiri i Deviçit, Skënderaj
14 – Ura Mesjetare/e Vjetër e Vojnoviqëve
15 – Manastiri Duboki Potok, Zubin Potok
16 – Manastiri i Banjskës, Zveçan
17 – Kështjella Mesjetare e Zveçanit
18 – Patriarkana e Pejës, Pejë
19 – Manastiri i Deçanit, Deçan
20 – Manastiri i Goriçit, Istog
21 – Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Istog
22 – Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog
23 – Manastiri i Budisavcit, Klinë
24 – Manastiri i Dollacit, Klinë
25 – Manastiri i Sokolicës, Zveçan
26 – Kisha e Heremitëve, Uljaricë Klinë
27 – Manastiri i Graçanicës , Prishtinë
28 – Kisha e Shpalljes se Virgjëreshës, Lipjan
29 – Monumenti Memorial i Gazimestanit dhe Tyrbja e Bajraktarëve
30 – Manastiri i i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren
31 – Kisha e Nikollës së Shentjë, Bogoshevc, Prizren
32 – Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren
33 – Kisha e Shën Gjergjit,Gornjasellë, Prizren
34 – Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren
35 – Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren.
36 – Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren
37 – Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Premtit të Shenjtë),Mushnikovë, Prizren
38 – Fshati Hoqë e Madhe, Hoqë e Madhe, Rahovec
39 – Manastiri i Zoqishtës, Zoqishtë, Rahovec
40 – Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren
41 – Kisha e Nikollës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
42 – Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
43 – Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtisht, Suharekë
44 – Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë.