• Today is: Monday, November 25, 2024

FUNDI I TREGISHTËRINJËVE NË KUMANOVË!

fakti
June10/ 2021

Nga Agim Muhaxheri

Ushtarakët serbë çarten, shanin… Gjenerali amerikan Michael Jackson iu tha: Doni ju a s’doni, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë, rrëfeu padroni i “Evropa ‘93”, Ramadan Sadiku nga Kumanova, në restorantin e të cilit u nënshkrue kapitullimi i Serbisë… Si gazetar kam raportuar për luftimet në anën e Kaçanikut dhe për marshimin e trupave të NATO-s nga Shkupi drejt Kosovës.

Më 10 qershor, para 22 vitesh, në Kumanovë kapitullon kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi.

Kapitullimi ndodhi në restorantin “Evropa ‘93”-, pronar i së cilës ishte shqiptari Ramadan Sadiku.

NATO detyroi krerët e Ushtrisë serbe ta nënshkruajnë kapitullimin. Për këtë publikohet shkrimi në gazetën “Fakti” të Shkupit, më 19 qershor 1999.
Padroni i “Evropa ‘93”, Ramadan Sadiku rrëfeu sot për Klan Kosovën. Ai tha se ka qenë brenda në lokalin e tij kur u nënshkrua marrëveshja ndërmjet NATO-s e Ushtrisë serbe.

… Kanë qenë të pranishëm 15 ushtarakë, nga NATO – 8, Serbia 7.
I kam ndëgju serbët tu sha… Gjenerali amerikan Michael Jackson u ka thënë: Doni ju a s’doni, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë…
Atë ditë kam qenë shumë i lumtur se po e then qafën Millosheviçi, tha ai.

No description available.

Unë si reporter i luftës kam raportuar për luftimet në anën e Kaçanikut, dëbimin e kaçanikasve matatanë gardhit, në Maqedoni. “Presim zbarkimin e trupave të NATO-s në Kosovë”, është titulli i reportazhit i publikuar më 14 prill 1999 në gazetën “Fakti” të Shkupit dhe në gazetën “Rilindja” (që dilte në Zvicër).

No description available.

Kam raportuar edhe për marshimin e trupave të NATO-s nga Shkupi drejt Kosovës. Njëri nga reportazhet është “Shqiptarët i brohoritën NATO-s dhe UÇK-së”, i publikuar më 16 qershor 1999.