“Kur unë flas që duhet një mënyrë tjetër e të bërit histori, nuk e kam me studiuesit dhe s’kam asnjë të drejtë të paragjykojë askënd. Problemi im është se unë e kam me konceptin që nuk ka një histori gjenerale siç thuhet në filizofinë e historisë sot, që të shkruhet me H të madhe”, ka thënë Artan Fuga
I ftuar në një emicion televiziv mbrëmjen e sotme, anëtari i Akademisë së Shkencave, profesor Artan Fuga, ka sqaruar pozicionin e tij për ‘rishkrimin e historisë së Shqipërisë me vendim të Akademisë së Shkencave’.
Çlirimi i mendimit historik nga fryma dogmatike staliniste është një prej kritereve që duhet të plotësohet për të arrtur një rezultat të përgjithshëm dhe të gjithë pranuar, thekson profesor Fuga.
“Mendoj që nuk ka asgjë të keqe që institucione të ndryshme, qoftë edhe Akademia e Shkencave, të meret me atë objekt që e kërkon ta studiojë. Nuk dyshoj që të ketë dokumenta të tjera, sepse gjithmonë dalim dokumenta të tjera. Nuk është ky problemi që un kam. Problemi që un kam tani që bëhet ky debat, dhe ka dalë jashtë asamblesë së Shkencave, dhe diskutohet jashtë si nga anëtarë të akademisë dhe historianë dhe studiues të tjetë, dhe ka një konflikt, jam i detyruar të marrë pozicionin tim, duke i thënë opinionit publik se un nuk e kam votuar këtë projekt. Dhe kur unë flas që duhet një mënyrë tjetër e të bërit histori, nuk e kam me studiuesit dhe skam asnjë të drejtë të paragjykojë askënd. Problemi im është se unë e kam me konceptin që nuk ka një histori gjenerale sic thuhet në filizofinë e historisë sot, që të shkruhet me H të madhe. E cila të jetë një e vërtetë e përgjithshme, që të gjitha fushat e historisë të përmblidhen në një, dhe kjo të shkruhet vetëm nga histrianë në profesion. Sepse në konceptin post modern dhe në konceptin post stalinist dhe post shekullit të 19, çdo shkencë e veçantë me mjetet dhe konceptet dhe metodologjinë e vetë, ka edhe një potencial për tju kthyer historisë, psh. ku jurispondenca i kthehet historisë së ligjeve, arkeologjia i kthehet historisë së lashtë…”, u shpreh Fuga.