• Today is: Sunday, November 24, 2024

PSE KOSOVA NUK I KA SANADERËT E VET NË BURG?!

fakti
May27/ 2021
Kosova nuk ka problem me individë që nuk kanë marrë pjesë në luftë, por ka problem me ata që lavdinë e luftës e veshën si ‘pancir’ për t’u mbrojtur nga akuzat për hajni, korrupsion, zhvatje, për blerje arash të cilat u shndërruan në autostrada, për prrivatizime kriminale të pronës publike, për gjunjëzimin e turpshëm të gjikantit të quajtur Telekomi i Kosovës,  për blerje tokash me mijëra hektarë për një grusht qesharak lekësh, për zhdukje të provave inkriminuese në dhomat e dëshmisë, për likudime misterioze(mafioze) të pasluftës….. etj. etj.
Nga Emin AZEMI
Shumica e atyrte që sot e pyesin A. Kurtin ka qenë apo jo pjesë e UÇK-së, asnjëherë deri më tani nuk iu bënë pyetje të njejta disave që asnjë dakik nuk kishin qenë në frontet e luftës në Kosovë. Nuk i pyetën asnjëherë ata se si ndodhi që të njejtit të katapultohen në hierarkinë më të lartë të skenës politike të pasluftës, me meritat e një lufte që s’e kishin pa me sy.
Emrat e tyre sigurisht që dihen, por ata asnjëherë nuk u atakuan, siç po atakohet tani A. Kurti. Ky i fundit ishte bashkë me Adem Demaçin në zyrën e UÇKsë në Prishtinë, deri në komentit të rëmbimit nga policia serbe.
Nëse A. Kurti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së, atëherë edhe Adem Demaçi paska xhiru filma me tamatikë të UÇK-së!.
Të jesh “aktiv” në luftë duke e shikuar luftën nga televizorat e Rognerit në Tiranë, dhe të jeshë pranë Adem Demaçit gjatë ditëve të luftës, është një dallim koxha i madh.
Me A. Kurtin mund të mos pajtohemi për shumë çka dhe është legjitme ta kitikosh për veprime që i bën sot si kreministër i Republikës së Kosovës, por të mundohesh ta atakosh të kaluarën e tij, duke u munduar t’ia mohosh kontributet për Kosovën, është një prirje që vjen prej gjithë atyre që mundohen t’i monopolizojnë meritat e luftës. Sepse, po të mos ishin edhe ato merita, çka do të ngelte në trupin cullak të polikanëve të zhveshur nga ndjesia e të qenit trim në luftë. – jomodest e harambash në paqë.
 
Fundja, Kosova nuk ka problem me individë që nuk kanë marrë pjesë në luftë, por ka problem me ata që lavdinë e luftës e veshën si ‘pancir’ për t’u mbrojtur nga akuzat për hajni, korrupsion, zhvatje, për blerje arash të cilat u shndërruan në autostrada, për prrivatizime kriminale të pronës publike, për gjunjëzimin e turpshëm të gjikantit të quajtur Telekomi i Kosovës, për blerje tokash me mijëra hektarë për një grusht qesharak lekësh, për zhdukje të provave inkriminuese në dhomat e dëshmisë, për likudime misterioze(mafioze) të pasluftës….. etj. etj.
 
Biznismenët e paqës, të veshur me ‘pancirat’ e luftës, emrin e kanë politikanë hajna.
Dhe, merreni me mend, sa poshtë ka ra katuni, kur hajni të mban derz për moral politik!!!
 
Hiq mos shkoni më larg. Ja ku e keni Kroacinë. Ku është ajo sot, dhe ku jemi ne si Kosovë?
 
Pyetja është e logjikshme, por e tepërt, sepse përderisa Kosova të mos i ketë sanaderët e vet nëpër burgje, ajo kurrë një ditë të bardhë ska me pa. Kroacia është pjesë e BE-së për arsye se u ballafaqua me fenomenin ‘Sanader’, ndërkohë që Kosova vazhdon të ballfaqohet ditën me fenomnin e politikanit – Sandokan,kurse natën me fenomenin e politikanit – Gjingiskan.
Gjinkiskanët e natës kontrollojnë kazino, i ndalin kamerat e vëzhgimit në pikat doganore, takohen tinëz me mafiozë serbë në Mitrovicën e veriut dhe para sabahit e vendosin një kollare në fyt për të kamufluar fytyrën e vërtetë të matrapazit. Por harrojnë se kollarja nuk i mbron nga perceptimi i keq që ekziston për ta dhe më së paku i mbron ‘panciri’ i luftës.