• Today is: Sunday, November 24, 2024

NJË RRUGË E SHKUPIT ME EMRIN E TIJ, DR. SKENDER ASANI PËRKUJTON UKSHIN HOTIN

fakti
May16/ 2021

Një nga rrugët e Shkupit do të mbajë emrin e Ukshin Hotit, që pritet së shpejti të inaugurohet edhe në prani të famijlarëve të tij. Kjo bëhet e ditur përmes një statusi nga ana e Dr. Skender Asanit-drejtor i ITSHKSH në Shkup, i cili sot përkujton edhe 22 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit.

“Para 22 viteve, pikërisht në ditën e sotme, më 16 maj 1999, është hera  fundit që është parë duke dalë nga burgu i Dubravës dhe prej asaj dite emri i Ukshin Hotit ndodhet në listën e personave të zhdukur.
Ky kolos i çështjes kombëtare, me mungesën e tij fizike e intelektuale, do të mbetet një prej korifenjve të rrallë të mendimit politik shqiptar. Konceptet dhe idetë e tij politike e filozofike ishin ngushtësisht të lidhura me aspiratat shtetndërtuese të shqiptarëve, kudo që ndodhen ata, prandaj sot kur përkujtojmë mospraninë e tij fizike, mundohemi disi ta kompensojmë këtë duke emërtuar një prej rrugëve të Shkupit  me emrin e Ukshin Hotit.  Shkupi i Dardanisë së lashtë nuk do ta harrojë asnjëherë këtë kolos të çështjes kombëtare, sepse vetëm duke e risjellë në  vëmendjen e gjeneratave të mëvonshme emrin e tij, plotësojmë edhe një amanet ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për mirëqenien tonë kombëtare, ku pa dyshim bën pjesë edhe arkitekti i mendimit politik shqiptar – Ukshin Hoti”, shkruan Dr.Asani.