Politikat gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, tani më edhe përkundër faktit të së ashtuquajturit „institucionalizim i gjuhësShqipe“, siç autoritetet shqiptare ne këtë vend preferojnë t’i referohen, edhe me tej ngel një “taboo temë komplekse, e lënë në mëshirën e deluzionit të arritjeve të mëdha të garniturës politike në pushtet!”
Nga Prof. Dr. Florim AJDINI
Një problem zhvatjeje manipuluese, i cili në forma të ndryshme kontrollohet nga një heshtje, e cila herëpasherë thyhet me „gafe skandaloze që pushtojnë mediat në vend dhe më gjërë.“ Një thyerje kjo e monotonisë së diskursit politik në paudhësi, që blokon fuqishëm problemin e hyrjes së gjuhës Shqipe, nëpër dyert zyrtare të egzekutivit! Një makth për ata që problemin në fjalë e prekin dhe e nuhasin realisht, ndërsa një arritje e papresedan për autorët e këtyre gafeve, që për „statusin e falur për sadaka“, të gjuhës sonë krenare, thirren në suksese që po arrin egzekutivi kompetent, sipas tyre një koalicion gjithnjë, tejet funksional, madje mirë i artikuluar “edhe de jure, edhe decfacto!”
Sa mirë do të ishte sikur gjërat në terren, edhe në realitet të ishin kaq të bukura ashtu si ato përshkruhen! Normalisht, është kjo mënyra rozë e shikimit dhe perceptimit të gjërave, në radhë të parë nga populizmi i politikbërjes ditore, i faktorit shqiptar!
Por ja që, si zakonisht di të ndodh, një kategori njerëzish kokëulur, hijerëndë dhe të brengosur tej mase, në vetvete gjendjen e amullisë së interesave politike, nëpër biseda informale, ndërmjet kolegëve të të njëjtit rang, e perceptojnë dhe komentojnë atë si një disfatë me peshë të rëndë, në sferën e politikave gjuhësore në vend. Ata situatën në fjalë, e skrinojnë duke e vënë atë nën lupën e një vettingu real institucional, të bazuar në fakte bardhë e zi, i cili fatkeqsisht, që kur u be i ashtuquajturi “institucionalizim i Shqipes”, integrimin dhe implementimin e saj, e vlerësojnë madje të ngulfatur në një kornizë politike të paudhë dhe tej mase të limituar! Një qasje kjo, që përjashton çdo mundësi të kualifikimit të gjuhës sonë, si kategori kushtetuese!
Një status të tillë të kësaj gjuhe të vjetër, çelës i shumë gjuhëve antike, madje edhe të greqishtes antike, inteligjenca shqiptare në Maqedoninë e Veriut mund ta shikojë vetëm nëëndërr!Madje aq më tepër, pas ndryshimit të para disa viteve të kushtetutës së RMV-së, kur gjuhës tonë iu dha statusi i “gjuhës së panjohur apo lingua incognita!”
Pra, gjërat janë të pastërta si kristali! Shqipja nuk është kategori kushtetuese legale, por thjeshtë, është dhe në heshtje vazhdon të jetë gjuha e 20%-shit! Një status apo kualifikim ky tepër dëmtues, që nga politika ditore e asaj kohe u pranua dhe u ngrit në Panteonin e fitoreve të mëdha të koalicionit qeveritar SDSM-BDI. Praktikisht, një status i këtillë, është i gjymtë, madje i pafuqishëm për të qenë funksional në implementim zyrtar të saj, në të gjitha nivelet e administratës së vendit.
Për më tepër, ai vazhdimisht do të shikohet si mundësi e mirë e eliminimit të saj, duke e zëvendësuar gjuhën e 20%-shit me një gjuhë tjetër të 20%-shit! Kjo, sepse historia e politikave gjuhësore të vendeve të ndryshme, shpeshherë ka provuar rrethana të këtilla, madje duke bërë që një gjuhë e caktuar me kalimin e kohës, apo me ndryshimin e drejtimit të erërave politike, të diskreditohet, madje edhe të eliminohet përgjithmonë!
Si do ishte kjo e mundur? Mund të na duket pak absurde por lehte e realizuseshme!
Është shumë e lehtë ta konstatojmë një aventurë kaq të rrezikshme! Nëse vetëm pak thellojmë mendimin tone analitik, të bazuar në një databazë empirike nga e kaluara dhe nga e tashmja kognitive lidhur me problemin, do na mjaftonte të konstatojmë që fenomene të tilla, në rrethana politikbërje balkanike, mund të ndodhin, madje shumë lehtë! Aq më tepër, ndër shqiptarë të udhëhequr nga politikat ditore lojaliste, të bazuara në herostratizmin, si vlerë themelore e ditëve tona!
Të supozojmë, do të ishte ky rasti i një regjistrimi eventual i popullsisë në RMV, me ç’rast në fletregjistrim do ishte integruar edhe grafa “gjuha që flisni në shtëpi!” Një definim perfid, ky i kategorisë identitare më të ndijshme, që do luante “par excellence” rolin e thikës dytehëshe!
P.sh. Si rezultat i ndikimeve të ndryshme religjioze, kulturore dhe ekonomike, që në këtë kontekst, në radhë të parë që vijnë nga Turqia e afërt gjeografikisht, një stuhi kjo, së cilës i shtohet edhe legasia e sunduimit gjegjës pesëshekullor Osman, njëndikim virtual ky i fuqishëm që nga shkenca, njihet si”Rikthimi i Deluzionit të madhështisë”, do bënte që shumë shqiptarë, normalisht me kalimin e kohës, në rubrikën në fjalë, të shënonin turqishten si gjuhë e tyre amtare! Thjeshtë, sepse kjo gjuhëështë e preferuara, e nevojshmja, prestigjiozja, është gjuha e ekonomisë dhe potencialit ushtarak të fuqishëm, që i qëndron përballë madje edhe Europës!
Fakte këto, që për shqiptarin e rëndomtë, janë tërhqëse por edhe cvilitëse apo thjeshtë, të parezistueshme për përqafim! Dhe ja më në fund ku jemi! Gjuha e 20%-shit, u shëndërrua në një gjuhë tënjë 20%-shi tjetër, shumë më të favorizuar dhe më të dashur për partinë maqedonase në pushtet, cilado që ajo parti të ishte, dhe pse jo edhe për komunitete të caktuara të shqiptarëve gjithandej!
“Një thembër e Akilit” kjo, për partinë shqiptare të përhershme në pushtet, e goditur në mënyrën më precize nga shigjeta e Parisit të Trojës! Një “casus beli”, ose shkaku i luftës së famshme të Trojës! Normalisht që në shekullin XXI, një gjë e tillë nuk do ndodhte, madje assesi, kjo për vetë faktin që Maqedonia tanimëështë shtet anëtar i NATO-s, një vend me ekonomi në përpëlitje, që aspiron një ditë të gjejë vendin e saj në Unionin Europian! Ehh, tani arritëm në “pozitën e të ulurit në bankën e të akuzuarit”, të cilën si politikbërës, e meritojmë, për shkak të gabimeve që si komb i bëmë aq shpesh përgjatë historisë tonë mileniumëshe! Në heshtje duhet heshtur, sepse thonë që heshtja është e artë! Gabime këto, që aq shtrenjtë i paguam, dhe si për çudi, mësimet nga ato kurrë nuk i mësuam!
Andaj, përderisa konceptet politike sipas të cilave funksionojmë, nuk arrjmë t’i perceptojmë si koncepte që synojnë hedhjen e gjërave në letër sipas parimit “bardhë e zi”, do vazhdojmë të pretendojmë dhe ëndërrojmë, që në RMV jemi komb shtetformues, që bukur dhe me mjeshtri, luan sipas tupanave që imponojne vallet lojaliste të shumicës maqedonase! Fundi fundit, është ajo clicheeja e ruajtjes së pozitave dhe privilegjeve personale apo grupore që na sollën në këto derexhe!
Deri kur kështu, është veshtirë të thuhet. Por ajo që duhet ditur është që, politikbërja ditore duhet urgjentisht të zëvendësohet me „politikë të një diplomacie konstruktive gjenerativiste pak më agresive“, që burimin do e kishte në hapat e të mësuarit nga përvoja dhe legjislativa e vendeve demokratike të Unionit Europian si; Belgjika, Finlanda, madje Zvicra e Kanadaja, etj. Vende këto, kushtetuta e të cilave, në menyrë koncize, në tekstin e ligjeve gjegjëse, përmend emrat e gjuhëve që kanë statusin e gjuhës zyrtare.
Një shembull madje edhe më i afërt, është ai që parashikojnë dhe implemetojnë politikat gjuhësore dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ku 3-4% serbë, trajtohen 100%, të barabartë me shumicën shqiptare të këtij vendi! Një model i huazuar nga kushtetutat e vendeve demokratike si Finlanda, ku 5% suedezë, gjuhës së tyre, i kanë siguruar statusin e gjuhës zyrtare, madje në tërë territorin e tërë Finlandës. Ndërsa sa i përket Kanadasë dhe Zvicrës, politikat në fjalë, janë të përshkruara dhe të implementuara, në format e tyre më funksionale të mundshme.
Aq më tepër, fakti që “ligji për përdorimin e gjuhëve”, tanimë është shënuar si “ligj me prioritet apo me Yll prioritar Europian, është edhe një gaf edhe më i gabuar, sepse statusi i gjymtë i gjuhës Shqipe, do të rrokulliset si i tillë, vetëm me qëllim të përshpejtimit apo avansimit të negociatave me Unionin Europian. Kjo, në fakt flet për një zhagitje institucionale, e cila në formë jo të qartë, mundohet që ligjin në fjalë, ta implementojë vetëm “pro forma” dhe pa asnjë fondament ligjor, që do garantonte qëndrueshmëri në përdorimin e saj në staza aftagjate. Një implementim i papërgjegjshëm dhe kaotik, që në heshtje anashkalon, nevojën e revidimit të ligjit aktual për gjuhën Shqipe, drejtë një riemërtimi eventual tw mundshëm kushtetues, si kategori reale dhe e doemosdoshme kushtetuese në vend.
Një sukses i këtillë, nuk arrihet me mjaftime dhe kënaqje të natyrës populiste dhe herostratiste, që vijnë dhe burojnë si rezultat i një diapazoni të ngushtë dhe të varfër përvoje dhe njohurishë nga kjo sferë aq e ndijshme, me ç’rast nga së afërmi do njoftoheshim se si funksionojnë këto çështje në botën demokratike. Pra, ekskluzivisht nën lupën e nxënies, vëndoset çështja e gjuhës si shtyllë themelore identitare, e cila patjetër duhet shikuar dhe konceptuar vetëm si kategori reale kushtetuese, e assesi si kategori variabile numrash, të gjuhës incognito!