• Today is: Monday, November 25, 2024

NDALIMI I UDHËTIMEVE NË EUROPË DO TË ZGJASË DERI NË MES TË MAJIT

EA
April11/ 2020

Bashkimi Europian duhet të zgjasë deri në mes të majit ndalimin e udhëtimeve në kontinent, ka propozuar Komisioni Europian për parandalimin e mëtejshëm të virusit.

“Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, thuhet në deklaratën  e KE.

BE vendosi në mes të marsit të mbyllte kufijtë e tij të jashtëm për çdo udhëtim jo thelbësor për një muaj, në një përpjekje për të parandaluar virusin në 27 vendet anëtare.

Por kjo mbyllje e kufijve ka sjellë brenda Europës dëme të jashtëzakonshme, është goditur trasporti i mallrave dhe ai ajror, gjë që ka sjellë në përkeqësimin e ekonomisë brenda unionit.

Disa linja ajrore, përfshirë filialin belg të Lufthansa-s, Brukseli Airlines, kanë zbatuar tashmë efektivisht masën duke zgjatur pezullimin e fluturimeve deri më 15 maj.

Masa, e propozuar nga Komisioni Evropian të Mërkurën, do të përfshijë 30 vende europiane, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Komisioni Europian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në një mënyrë unike./Reuters