• Today is: Sunday, November 24, 2024

Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve përvetëson metodologjinë e korreografit Sadik Batkut

fakti
April30/ 2021

Ansambli Nacional shënon ditën ndërkombëtare të vallëzimit me aplikimin e plotë të teknikës dhe metodologjisë së mjeshtrit Sadik Batku. Dita Boterore e vallezimit shënohet kudo në botë që nga viti 1982. Për këtë ditë ne zhvilluam një bisedë me drejtorin e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve shqipe në RMV z.Shkodran Tolaj.

Se cfarë do të thotë kjo festë dhe çfarë rëndësie ka ai u shpreh “ Instituti Internacional i Teatrit nga viti 1982 për nderë të ditës së lindjes se Jean George Noverre- baletmaestro francez e shënon 29 prillin si Ditën ndërkombëtare të vallëzimit! Nga ai vit përzgjidhet një personalitet i shquar i cili jep një mesazh te rëndësishëm dhe senzibilizues për opinionin. Andaj neve si institucione na takon që përveç se ta shënojmë këtë ditë, të mendojmë çdoherë të sjellim ide e realizime në të mirë të vallëzimit e vallëtarëve”. tha Tolaj.

I pyetur se sa kanu arritur vallëtarët me këtë teknikë ai u shpreh se “Ajnshtajn thoshte që vallëtarët janë atletët e Zotit, pra vallëtarët komunikojnë me publik dhe janë në marëdhënie mbinjerëzore në raport me artin prandaj edhe konsiderohen shtylla e ansambleve. Unë besoj në vlerat tona, pra në shkollën e Panajot Kanqçit, Sadik Batkut dhe kur puna lihet në dorën e profesionistëve si profesorit të koreografis së Artan Ibershimit apo korepetitorit Agim Baftiu, rezultatet dhe ngritja profesionale e vallëtarëve është e pritshme”.
Nga biseda me drejtorin z.Shkodran Tolaj kuptuam se ansambli është institucioni i parë që aplikon metodologjinë dhe teknikën e Sadik Batkut që ishte pionier i valles shqipe që studioi në Peterburg dhe arriti të ngrisë vlerat e valleve të popullit në nivel profesional të lartë duke studiuar thellë klasiken dhe tabanit tonë. E tërë puna një vjeçare u përmblodh në njl reportazh që shtjellon metodologjinë e Sadik Batkut që përveç që në ngritjen e profesionale të vallëtarëve, ndikon në krijimin e identitetit te tyre si artistë kombëtar dhe e tërë kjo arrihet përmes krijimit të figurave shqiptare në skenë.