Sanksioni më i rëndë për Maqedoninë e Veriut është t‘i kërkosh reformim, ndërkohë që skandali me pasaportat do të jetë pjesë e raportit të BE-së. Pa norma nuk ka reforma, normat nuk mund t‘i sjellin e as t‘i respektojnë njerëzit e pa reformuar e në krim të thelluar.
Nga Abedin ISMAILI
Po bëhen ngjarje dite e diskutim nate deputetët me skafandër në parlament, ndërsa harrohet skandali me pasaportat e shumë skandale tjera që po ndikojnë i tërë „shteti të futet në skafandër“. Për sa i përket skandalit me pasaportat euro-deputetët Ilhan Kyçyk dhe Andrea Shider deklaruan që nuk do të ketë sanksione por kërkuan reforma.
„Nevojiten reforma më të thella”, tha Ilhan Kyçyk, euro-deputet.
Brenda deklarates së euro-deputetit në fillim ka shpresë se nuk do të ketë sanksione e në fund zhgënjim sepse kërkohet reformim. Sanksioni më i rëndë për Maqedoninë e Veriut është t‘i kërkosh reformim, ndërkohë që skandali me pasaportat do të jetë pjesë e raportit të BE-së. Pa norma nuk ka reforma, normat nuk mund t‘i sjellin e as t‘i respektojnë njerëzit e pa reformuar e në krim të thelluar.
Mbi 200 pasaporta të falsifikuar për kriminel ndërkombëtar, kontrabandë droge, rasti Rashkovski 11 milionë denarë të qytetarëve keqpërdoren, janë vetëm disa prej ngjarjeve të fundit.