Princi Phillip, burri i mbretëreshës britanike, Elizabeth II, ka vdekur sot e premte) në moshën 100 vjeçare. Phillip ka lindur në Kretë dhe ka qenë grek me shtetësi deri vonë e teorikisht edhe trashëgimtar i fronit mbretëror të Greqisë.
Por, dinastia e familjes së tij mbretërore e udhëhequr nga xhaxhai i tij, mbreti Konstantin, pas humbjes së Greqisë në luftën greko-turke, u detyrua të abdikoi dhe të largohet nga vendi. Philip pati një jetë të pakëndshme pas këtij momenti për shkak të trazirave familjare. Nëna e tij nuk mundi ta përballoj largimin nga Greqia dhe u çmend. Prandaj, pas një kohe që kaloi në Francë në ekzil, Phillip u mor në kujdesin e dajëve në Britani dhe mori mbiemrin e tyre, Mountbatten.
Në vitin 1947, para se të martohej me princeshën Elizabeth, e cila do të bëhej mbretëreshë, për shkak të rregullave, Phillip-it iu dashtë që të hiqte dorë nga nënshtetësia greke dhe pretendimet për fronin mbretëror të Greqisë.
Përndryshe, Phillip dhe gruaja e tij, mbretëresha Elizabeth II, kanë qenë edhe kusherinj. Phillip ka qenë stërnip i mbretëreshës britanike Victoria kurse mbretëresha Elisabeth II, stërmbesë.
Prince Phillip ka qenë njeri me influencë edhepse, sipas mediave, shpesh e ka patur problem të qëndroi nën hijen dhe sundimin e gruas së tij, mbretëreshës. (Daut Dauti/Londër)