• Today is: Thursday, May 2, 2024

Në shenjë kujtimi (në përvjetorin e tij)

fakti
April08/ 2021
Kur kam menduar të shkruaj, kam dashur të shkruaj si Ai.
Nga Gani BYTYÇI
Të dashur miq!
Në librin tim “Fletëza dhembjeje”, krejt në fillim të tij, kam (edhe) këtë shënim (dedikim), për njërën nga penat më të spikatura të gazetaeisë, publicistikës dhe eseistikës shqipe, Ali Sutajn.
“NË KUJTIM TË ALI SUTAJT”
Në letrat shqipe, ka hyrë një autor krejt i veçantë, që ka shkruar shumë pak. Ai nuk ka botuar as roman as libër me tregime e as përmbledhje poezish. Në gazetarinë, publicistikën dhe eseistikën shqipe, ai ka hyrë dhe ka ngelur me stilin e tij të veçantë e të papërsëritshëm, unik e brilant. Gjeneratat e mëhershme të lexuesve, atë e kujtojnë nga «Lapsi (i tij) i kuq» në paraqitjet e tij të shtunave, në shtojcën e kulturës të së përditshmes Rilindja, atëherë kur gazeta pritej me aq padurim. Ai ishte një stilist i pashoq. Kam pasur fatin ta njihja si mik dhe ta lexoja me fanatizëm e admirim për mënyrën e thellë dhe brilante të të shprehurit. Kur kam menduar të shkruaj, kam dashur të shkruaj si Ai. Me këto fletëza, dua që atij t`i bëj homazh e ta kujtoj me respekt!