• Today is: Monday, December 6, 2021

Shoqata Malësia e Madhe një hap para apo tre mbrapa?

fakti
April02/ 2021

SQARIM PËR OPINIONIN E GJERË – Të rinjtë e votuar më 21 Mars 2021

Të nderuar motra dhe vëllezër,
Të shtyrë nga nevoja për transparencë dhe për hir të vërtetës, kemi vendosur që të qartësojmë çështjen e kandidimit tonë në “Shoqatën Atdhetare Malësia e Madhe“ në Michigan si dhe lobimet e shtrembërimet që janë bërë pas.
Me ftesë të kryetarit të “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe “ne Michigan z Ruzhdi Gjokaj ishim të thirrur në takim për të zgjidhur kryesinë e shoqatës, me dt 21 Mars 2021 në ora 2:00 mbas ditës.
Në bazë të procesit zgjedhorë të mëparshëm të “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe” në Michigan, çdo dy vjet, aq sa është edhe mandati i kryetarit, anëtarët e komunitetit shqiptar votojnë kryesinë e re. Kështu ndodhi edhe kësaj here. Si rrjedhojë u mblodhëm në sallën e kishës e Shën Palit për te votuar antaret e kryesisë se shoqatës.
Deri tash nuk kishte ndodhur që vetëm anëtarët e kryesisë së “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe” ne Michigan te votojnë antaret e kryesisë. Mbasi që nuk ka evidencë se kush janë anëtarët e thjeshtë të shoqatës, e që, sipas veprimeve të deri tanishme të saj, anëtarë të “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe” në Michigan, mundë të jenë të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Michiganit. Si pasojë, nuk konsiderohet vetëm bordi i “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe“ ne Michigan pjesëtarë të shoqatës (pa anëtarë tjerë) , sepse, po të ishte ashtu, ata do të mundeshin të “rivotojnë” njëri tjetrin çdo dy vjet!
Në bazë të ftesës së bërë nga Kryetari i “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe“ në Michigan z Ruzhdi Gjokaj e me pajtim të kryesisë së shoqatës, takimi u hap nga vet ai në prezencë të kryesisë së shoqatës si dhe anëtareve të shoqatës, që nuk janë në kryesi të saj, por janë persona që kanë mbështet në një mënyrë apo tjetër këtë shoqatë vite të tëra. Gjithë kryesia e shoqatës që ishin prezent aty, u pajtua që të votohet këshilli i ri i shoqatës nga anëtarët e kryesisë së shoqatës si dhe nga të gjithë personat që ishin prezent në atë mbledhje.
Kodi i praktikës së mirë sipas bordit drejtues të zgjedhjeve është miratuar nga vet kryetari, nënkryetari, sekretari dhe siç u cekë më lartë vetë pjesëmarrja në zgjedhje e të gjithë të pranishme jep të kuptosh se është bërë miratimi i plotë i sesionit dhe rregullave të po atyre zgjedhjeve!
Këtu duam të ritheksojmë se, si të ftuar në kuvend, nuk vendosëm asnjë kusht, por përkundrazi pranuam çdo mënyrë të procesit së zgjedhjes, rregullat e të cilit i kishte vendosur kryesia e atëhershme ( kryetari, nënkryetari dhe sekretari i shoqatës ). Pra, rregullat e lojës i kishin vendosur ata, e jo ne!
Ne nuk kundërshtuam këtë rregullore të zgjedhjeve, sepse kështu, në këtë mënyrë dhe me këto rregulla, jemi zgjedhur edhe më parë në këtë shoqatë.
Si pjesë e procesit demokratik të zgjedhjes, në listën për kryesi të shoqatës u paraqiten të gjithë anëtaret e kryesisë, tashmë të vjetër, si dhe antaret e ri që dhanë kandidaturën për tu bërë pjesë e kryesisë së re. Votimi u bë në mënyrë të rregullt, në mënyrë legale dhe legjitime, kurse numërimi i votave u bë nga vetë anëtarët e kryesisë. Një numër i madh nga anëtarët e kryesisë së shoqatës, pas numërimit të votave, nuk fituan vota të bollshme për tu rizgjedhur. Në këtë proces në të cilin u zgjodh kryesia e re, nuk kishte kundërshtime as nga kryesia e vjetër, të cilët aty edhe uruan te zgjedhurit, pra, kryesinë e re.
Të dëshpëruarit që nuk morën vota të bollshme për tu bërë pjesë e kryesisë, edhe pse fillimisht i pranuan rezultatet, ngritën zërin për gjoja zgjedhje të pavlefshme!
Pra, ajo listë që u publikua ditë më parë me emrat e atyre që do ta udhëheqin shoqatën si mbas votave të fituara, u anulua nga bordi i vjetër i kësaj shoqatë.
Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në mjete të informimit ish anëtarët e kryesisë së “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe” ne Michigan, në mënyrë jo legale dhe në kundërshtim me kuvendin, pa paralajmërim të anëtareve të ri tashmë të zgjedhur, u “rizgjedhen” edhe një herë duke votuar z Ndrekë Gjolaj si “kryetar të ri” i “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe” ne Michigan. Kjo dëshmon se Statuti i shoqatës përfillet vetëm atëherë kur u konvenon disa anëtarëve, e kësaj here atyre që mbetën pa vota të mjaftueshme të rizgjedhën në kryesi të shoqatës.
Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi dëgjuar shumë intriga, të pavërteta dhe konspiracione të ndryshme, por ne vendosëm t’i injorojmë . I injoruam për tua vu në dijeni të gjithë atyre që nuk na e duan të mirën, që ta kuptojnë një herë e mirë, se diaspora malësore nuk është e ndarë e përçarë ashtu si do të dëshironin ata! Me siguri ka dhe do të ketë mospajtime por, Atdheun e kemi mbi të gjitha!
E shfrytëzojmë rastin, që të përcjellim mesazh të qartë për të gjithë, diaspora e Malësisë është një, e pathyeshme dhe e pandarë, e vendosur si kurrë më parë për të ndihmuar Malësinë.
Të nderuar malësor, ju këtu në diasporë dhe ju vëllezër në vendlindje,
Kontributi ynë për Malësi nuk filloi dhe as nuk do të përfundojë këtu. Andaj, ju ftojmë të gjithëve që mos ta harrojmë Malësinë, por të kujtojmë vatrat e të parëve dhe sakrificat që ata bënë për ne.
Duhet ta sqarojmë se neve nuk jemi në konflikt me askënd, përkundrazi “Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe“ në Michigan dhe stafit drejtues i dëshirojmë fat dhe sukses, e pse jo në të ardhmen ndoshta edhe bashkëpunim, kurse faktet për shkelje flagrante të Statutit të Shoqatës dhe rrjedhën e mëtejshme ia lejmë opinionit ta vlerësojnë vet.
Të gjithë juve u ftojmë, që mos të lejojmë të na përçajnë, por të kultivojmë ata që na bashkon!