Sinqeriteti i tij shpaloste të metat tona. Lurani si artist dhe si njeri, e bëri mision të vet të ngrej pasqyren para fytyrave tona, për të na i zbulu të metat dhe mëkatet. Jo me qëllim që të denoncoj. Por me shpresë dhe besim se ne të gjith kemi mundësi të përmirësohemi si njerëz dhe si shoqëri. Prapa këtij akti fshihej dashuria e tij e pa masë për jetën dhe njerëzimin.
Nga Dritëro KASAPI
Shpirti i Luranit gjithmonë e kishte ngushtë. Në trupin e tij, në trurin e tij, në zemrën e tij. Prandaj Lurani kishte nevojë për skenen dhe filmin. Aty gjeti hapësirë të mjaftueshme që shpirti i tij të ketë mundësi të shprehet. Lurani kishte shpirt të parahatshëm sepse gjithmonë ishte në kërkim.
Si artist edhe si njeri ai ishte hulumtues i guximshëm. Guximi i mbështetej në sinqeritetin e tij pa kompromise. Në mënyrë direkte, pa lake luke, i shprente mendimet dhe ndjenjat. Por asnjëherë nuk ishin të pa reflektuara. Lurani kishte në shërbim të vet një intelekt dhe intuitë të mprehtë, të cilat me gjenerozitet i ndante me ne të tjërët. Shpesh edhe irritonte. Sepse sinqeriteti i tij shpaloste të metat tona. Lurani si artist dhe si njeri, e bëri mision të vet të ngrej pasqyren para fytyrave tona, për të na i zbulu të metat dhe mëkatet. Jo me qëllim që të denoncoj. Por me shpresë dhe besim se ne të gjith kemi mundësi të përmirësohemi si njerëz dhe si shoqëri. Prapa këtij akti fshihej dashuria e tij e pa masë për jetën dhe njerëzimin. Të rrallë janë ata që kanë këtë aftësi si Lurani. Ai e kultivoi këtë aftësi duke ushtruar guxim të sheh më së pari veten në atë pasqyre dhe t’ia pranoj vetes të metat dhe mëkatet. Këtë aftësi e kanë vetëm artistët dhe njerëzit e mëdhenj.
Roli i parë i Luranit ishte në shfaqen time të parë. Në këtë mënyrë ishim gjithmonë të lidhur me njëri tjetrin edhe pse takoheshim rallë dhe veprimtaria jonë artistike mori rruge të ndryshme. Rolin që ia dhashë në besim ishte roli i Zotit. Ishte roli i një entiteti perëndor që i zhgënjuer zbriti nga qielli të sheh situatën e mjerë të njerëzimit. Zbriti për ti dhëne njrëzimit edhe një shansë të fundit të përmirësohet. Më kujtohet shikimi i tij në këte shfaqe. Sytë e tij të gjelbërt që kishin aftësinë ta përfshinë të gjith skenën dhe publikun. Një shikim që përgjithmonë e definoi se kush ishte Lurani për mua. Me ato sy ai na shikonte duke shpreh në të njejtën kohe zhgënjim, hidhërim, mëshirë, shpresë dhe dashuri.
Në takimin tonë të fundit nuk bisdeuampër art, politika po thash e theme argëtuese. Deri në orën e vonë të natës, ndoshta edhe deri disa çaste para se të gdhij dita e re, biseduam për ate sa e bukur është jeta. Më foli për dashurinë e tij për Edlirën. Si ajo e pasuroi jetën e tij në mënyre të cilën ai nuk e kishte imagjinuar. Me foli për dashurinë e tij për Arbën. Vajzën e tij të cilën e donte pa masë. Biseduam për bukuritë që na i ofron natyra.
Atë natë bëmë plane që herën e ardhshme kur të takohemi do të kalojmë verën së bashku me familjet tona. Ai dhe Edlira do të na i zbulonin vendet më të bukura në Shqipëri. Perla sekrete që vetëm ata i dinin. Atë mbrëmje ishim te lumtur. Atë mbrëmje u ndjeva i privilegjuar që Luranin e kam shok.
”O shok ku je”? ishte fraza me të cilën shpesh më pershendete. Zëri i tij me këte përshendetje përgjithmonë do të tingëlloj në kujtimet e mia.
“O shok ku je?”
O shok ku je?