Vetëm 41% e amerikanëve mendojnë se përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë ndaj pandemisë së coronavirusit ka qenë ajo e duhura.
Ndërsa 55% të të anketuarve mendojnë se Presidenti Donald Trump ka bërë “një punë të pamjaftueshme.”
Ky ka qenë rezultati i sondazhit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa vazhdon bilanci dramatik i viktimave nga Covid-19, njofton Euronews Albania.
Aktualisht në garën presidenciale, kandidati demokrat Joe Biden kryeson me 11 pikë ndaj presidentit aktual Donald Trump./ Gazeta FAKTI.