Gani Bytyçi shprehet i kënaqur që tash e tutje ndodhet në mesin e elites së organizuar letrare zvicerane, edhe për faktin se A*dS e sheh veten si përfaqësuese të interesave të gjuhës, krijimit letrar dhe përkthimit në të gjitha rajonet gjuhësore të Zvicrës
Shkrimtari nga Kosova, Gani Bytyçi, që jeton tash më 30 vite në Zvicër, është pranuar në Shoqatën e Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (A*dS). Opusi i larmishëm letrar dhe profili kompleks krijues i Bytyçit, i kanë hapur atij dyert e kësaj shoqate, e cila ka mbi 1000 anëtarë (autorë, përkthyes të të gjitha zhanreve letrare dhe të katër gjuhëve kombëtare). Kjo shoqatë prestigjioze, siç është A*dS, mer rolin e përfaqësimit profesional, duke u ofruar autorëve mbështetje të natyrave të ndryshme që lidhen kryesisht me punën e tyre krijuese.
Gani Bytyçi shprehet i kënaqur që tash e tutje ndodhet në mesin e elites së organizuar letrare të Zvicrës, edhe për faktin se A*dS e sheh veten si përfaqësuese të interesave të gjuhës dhe krijimit letrar dhe përkthimit në të gjitha rajonet gjuhësore të Zvicrës. A*dS është e përkushtuar në shpërndarjen e dhe shkëmbimin e vlerave letrare midis autorëve dhe përkthyesve , duke e shndërruar Zvicrën në një pejsazh të larmishëm kulturor.
A*dS si një shoqatë profesionale kujdeset për statusin e anëtarëve të tyre brenda kornizave ligjore në avancimin e kushteve optimale sociale, kulturore, politike, dhe ekonomike për të gjithë autorët.