• Today is: Sunday, November 24, 2024

REGJISTRIMI I DIASPORËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

fakti
March20/ 2021

Rezultatet e regjistrimit të vitit 1981 asnjëherë nuk u bënë publike, por sipas llogarive matematikore që i pata bërë ate kohë, e qe kanè qenë shumë të sakta, përqindja e shqiptarêve në Maqedoni dilte të jetë 34%!

 

Nga Ahmet ASANI

Regjistrimi i diasporës së Maqedonisë së veriut ka filluar më 1 mars 2021 dhe perfundon më 21 prill 2021!
Regjistrohu edhe ti nëpërmjet këti linku: https://census.stat.gov.mk/al
Më kujtohet regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë në vitin 1981! Rezultatet e këtij regjistrimi nuk u dhanë asnjëherë! Më kujtohet që po ate vit, nje politikan me emrin Tito Beliçanec, në një gazetë të kohës, kishte ngritur temën e politikës demografike tê Maqedonisë!
Sipas ketij politikani antishqiptar, Maqedonia duhej të ndryshonte politikën demografike ndaj shqiptarëve, nga qe sipas tij, shtimi i shqiptarëve të cilët për 40 vite (pra në v.2021) do të bëheshin shumicë, do ta rrezikonte Maqedoninë! Ai dhe disa politikanë tjerë të kohës, kishin publikuar të dhëna të ndryshme statistikore parciale, por që për mua ishin të mjaftueshme që ta llogaritja dhe nxjerrja perqindjen e sakt të shqiptarëve në Maqedoni!
Sipas llogarive matematikore që i pata bërë ate kohë, e qe kanè qenë shumë të sakta, përqindja e shqiptarêve në Maqedoni dilte të jetë 34%!