Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ftohet nga Qeveria e Sharjahit dhe institucioni më i lartë kulturor “ Sharjah Heritage Institute” për tu prezantuar në festivalin prestigjioz “Sharjah Heritage Days – Ditët e Trashëgimisë së Sharjah”.
Kjo ftesë ka ardhur në adresë të institucionit falë angazhimit të pandërprerë dhe sukseseve të ansamblit, angazhimit të drejtorit i cili adresoi gjatë kohës së pandemisë një video – inçizim në të gjitha ambasadat dhe në atë të Emirateve të Bashkuara Arabe në solidarizim me viktimat e Covid 19 vitin e kaluar por dhe si angazhim i pa shoq i sektorit ndërkombëtar! Festivali “Ditët e trashëgimisë së Sharjahut” ka karakter revial ku do marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota me program specifik. Sipas rregullave të festivalit, të imponuara nga gjendja aktuale pandemike numri i pjesëmarrësve nga çdo ansambël është i kufizuar andaj në këtë festival janë ftuar drejtori i institucionit, përgjegjësi i sektorit ndërkombëtar dhe 18 nga artistët e ansamblit (vallëtarë dhe Instrumentistët). Ansambli për këtë pjesëmarrje ka përgatitur program ekskluziv me muzikë shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe pika ekskluzive nga tradita e Emirateve Arabe!