E veçanta e kësaj liste që u miratua mbrëmë në Këshillin e Qytetit të Shkupit është se nga 570 emra të propozuar, 102 prej tyre janë emra të personaliteteve të shquara shqiptare, të cillt kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshëm në sfera të ndryshme (çështjet kombëtare, letërsi, teatër, arsim, sport, kulturë, politikë, muzikë, etj), në mesin e të cilëve edhe emri i Adem Demaçit e Ukshin Hotit.
Kur edhe qytetet tjera do të ndjekin shembullin e Shkupit, që rrugët dhe shesheht të stolisen edhe me emra shqiptarësh të shquar?
Shkup, 24 shkurt/ Gazeta FAKTI – Disa rrugë në Shkup do të marrin emra të rinj, gjegjësisht do të kthehen të vjetrat.
Kjo u vendos në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën u miratua lista e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet.
Procesi i emërtimiut dhe riemërtimit të rrugëve, shesheve e urave ka filluar më herët, kurse vit 2012 shënin një kthesë tepër të rëndësishme për hsitrinë dhe kulturën shqiptare, sepse prej atij viti filloi emërtimi rrugëve edhe me emra të shquar shqiptarësh.
Me 26 vota për, 14 kundër dhe 2 të përmbajtur, mbrëmë është marrë vendimi Vendimi për ti dhënë dritë jeshile plotësimit të Listës së emrave të rrugëve, shesheve, urrave dhe objekteve tjera infrastrukturore në kuadër të Qytetit të Shkupit.
Ndryshimin dhe emërtimin e rrugëve, mbrëmë e kanë kundërshtuar disa këshilltarë të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe disa këshilltarë opozitarë shqiptarë të përmbajtur.
Siç bëjnë të ditur nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, procesi për plotësimin e kësaj Liste ka filluar që nga viti 2019 përmes anketës – online dhe Thirrjes Publike e realizuar nga ana e Qytetit dhe se pjesa dërrmuese e këtyre propozimeve janë të bazuara po në këtë anketë, duke marrë edhe mendimin dhe propozimet e qytetarëve si pjesë e procesit të emërtimit të rrugëve
E veçanta e kësaj liste që u miratua mbrëmë në Këshillin e Qytetit të Shkupit është se nga 570 emra të propozuar, 102 prej tyre janë emra të personaliteteve të shquara shqiptare, të cillt kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshëm në sfera të ndryshme (çështjet kombëtare, letërsi, teatër, arsim, sport, kulturë, politikë, muzikë, etj).
Pjesë e kësaj Liste janë emrat e Rilindasve shqiptarë si: Naum Veqilharxhi , Konstantin Kristoforidhi e Naim Frashëri, emri i arkitektit shqiptar në Perandorinë Osmane – Sinani, emrat e luftëtarëve dhe patriotëve Shqiptar Ymer Prizreni, Aga Matkaliu Ibrahimi e Avni Rrustemi. Gjithashtu, pjesë përbërëse e kësaj Liste janë edhe veprimtarë të çështjes kombëtare si Adem Demaçi e Ibrahim Rrugova, Ukshin Hoti, por edhe shkrimtarë, poetë, gazetarë, sportistë, artistë e këngëtar si Teki Dërvishi, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Sefedin Nuredini, Sefer Musliu, Fadil Bekteshi, Adem Mikullovci, Agron Berisha, Mentaz Allajbegu.
Në këtë listë ndodhet edhe emri i Latif Asanit , i njohur ndryshe edhe si Jan Pallahu i Kosovës, i cili në vitin e largët 1969, në shenjë proteste kundër regjimit serb në Ferizaj e pat vetëflijuar veten me djegie. Ai disa vite të jetës së tij, i kishte kaluar edhe në Shkup.
Një kontribut të jashtëzakonshëm në përzgjedhjen e disa prej emrave të miratuar shqiptar, sidomos nga fusha e historisë dhe çështjes kombëtare, ka dhënë edhe Instituti i Trashëgimsë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, udhëhequr nga drejtori Dr. Skender Asani dhe ekipi i tij, pa harruar edhe këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit: Besnik Ajeti- Koordinator i grupit të Këshilltarëve të BDI-së në Qytetin e Shkupit, Halide Palloshi- Këshilltare në Qytetin e Shkupit, Nora Memedi- Këshilltare në Qytetin e Shkupit, Aziz Maksuti – Zv.sekretar në Qytetin e Shkupit.
Kur edhe qytetet tjera do të ndjekin shembullin e Shkupit, që rrugët dhe shesheht të stolisen edhe me emra shqiptarësh të shquar?