• Today is: Sunday, November 24, 2024

Ikja juaj, turizëm që mundësohet nga shteti turistik!

fakti
February23/ 2021

Shpresa për drejtësi e rend në shtet u shndërrua në zhgënjim me padrejtësi e parregullësi. Një kushëri si Gruevski që të fut e nuk të le në baltë e ka vetëm Mijallkovi, në politikë ishin bashkë, në burg do të ishin bashkë e në vend të burgut arratisja i bashkoj pra kudo në këtë botë bashkë, e në botën tjetër ska se si të jenë të ndarë sepse në ferr nuk ka dhoma.

 

Nga  Abedin ISMAILI

 

Po e quajmë ikje edhe pse nuk është e tillë, pasi shkuarja nga një vend në tjetrin përmes koridorit të hapur nga shteti, pa asnjë frikë e pengesë nga pushteti, duhet të quhet turizëm me spektakël nga një shtet i spikatur për (pa)siguri. Film i njëjtë me skenar e aktorë të njëjtë, vetëm personazhi kryesor i ndryshëm për nga pamja e i njëjtë për nga veprimtaria, filmi titullohet „Ikje nga përgjegjësia“.
Shteti që lufton ekstremizmin e parandalon sulmet terroriste, nuk mundet t’i kontrolloj arratisjet e të akuzuarëve? Ndodh kështu sepse ky shtet rezervon „bileta për arratisje“ e pastaj befasohet nga këto arratisje. (Pa)aftësia për të qeverisur vendin dhe bashkëpunimi me ish regjimin për mbulimin e dënimit, dhe krijimin e situatës që ata ikin duke ecur, e ecin pa ikur, thjesht lëshojnë vendin e tyre sepse e kanë shkatërruar duke e bërë të pa jetueshëm. Këtu ka zhvatje e korrupsion e ikja çdoherë është opsion.
Shpresa për drejtësi e rend në shtet u shndërrua në zhgënjim me padrejtësi e parregullësi. Një kushëri si Gruevski që të fut e nuk të le në baltë e ka vetëm Mijallkovi, në politikë ishin bashkë, në burg do të ishin bashkë e në vend të burgut arratisja i bashkoj pra kudo në këtë botë bashkë, e në botën tjetër ska se si të jenë të ndarë sepse në ferr nuk ka dhoma. Jankullovska në qeli, Gruevski në Hungari, Mijallkovi në arrati, vendndodhje e ndryshme për personat me veprimtari të njëjtë, vetëm gjinia i dallonte e dëmi ndaj shqiptarëve e shtetit i bashkonte. Jankullvska nuk po bën spektakël të ikë jashtë shtetit ajo do të ikë brenda shtetit. Ikni ju nga përgjegjësia e populli do të ikë nga liria, sepse liria juaj është ikje nga përgjegjësia, e liria e popullit është çështje fati pra sot je i lirë sepse ke fat, e neser mund të jesh pa fat e të mos jesh i lirë.
Ikja e popullit nga kjo „liri fati“ është detyrim, e ikja juaj nga përgjegjësia është turizëm që mundësohet nga shteti turistik që të pasuron ilegalisht e pastaj të krijon mundësi që këtë pasuri ta shpenzosh legalisht në një shtet tjetër.