Konferenca e së premtes dëshmoi se Perëndimi po i kthehet vetëvetes, po farkon unitetin e ri të domosdoshëm. Në këtë unitet kontributi modest i shqiptarëve nuk guxon të mungojë.
Prezenca e Rusisë, Kinës e Irnait ndoshta i ka munguar kësaj konference. Sidoqoftë, konferenca e sivjetme dëshmoi se ajo po kthehet paksa natyrshëm tek rrënjët e saj
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Në orët e vona të pasdrekës të së premtes, në ekranet e konferencës së radhës për çështje të sigurisë në Mynhen, praqitet plot gjallëri e dashamirësi presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Shumë prej pjesëmarrësve të zakonshm të kësaj konference me renome ndërkombëtare, do ët donin që presidentin e ri amerikan ta shihnin tek defilon nga oborri i htelit ët njohur bavarez Bayerischer Hof drejt hyrjes e koridoreve për në sallën qendrore, ku zakonisht mbajnë fjalimet shefat e shteteve, diplomatët e ekspertët më të njohur të sigurisë për çdo vit. Por, kësaj radhe, për shkak të masave të rrepta konform nevojave që ka imponuar pandemia, ai flet nga Shtëpia e Bardhë.
Është paraqitja e tij e parë e më seriozja që nga dita ur ai u promvua si president i SHBA-ve në janar të këtij viti. Këtë rats ai e shfrytëzoi para së gjithash që të ndajë me pesëmarrësit e konferencës frymën e re të bashkëpunimit ndëratlantik, kthimin e sigurt të SHBA-ve tek bashkësia euroatlantike — thellimi i bashkëpunimit para së gjithash mes Europës dhe SHBA-ve.
„Ju përcjell mesazhin fare të qartë: Amerika është kthyer“,u shpreh ai që në fillim të fjalës së tij. Nën drejtimin e tij, kështu u shpreh Biden, SHBA do të bashkëpunojnë ngusht me partnerët e vet.
Konsultimet me partnerët për atë janë më se të vetëkuptueshme. Ndërkaq neni i 5-të i Marrëveshjes për Aleancën Verioatlantike, përmes të cilit sigurohet mbështetja e secilit antarë në rast lufte, nuk vihet asesi në diskutim, siç e kishte vënë në pikëpyetje pararendësi i tij D. Trump.
Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s dhe parimit të saj se një sulm ndaj një anëtari të aleancës është sulm ndaj të gjithëve.
Në fjalimin e tij J.Biden ishte shumë i kujdeshëm edhe kur zuri në gojë çështje për të cilat ka disonancë mendimesh mes partnerëve të Aleancës Verioatlantike, sidomos kur është në pyetje investimi i munguar për siguri, konform objektivave të akorduara.
Ai përshëndeti gadishmërinë dhe vullnetin e anëtarëve tjerë të aleancës për të shtuar investimet në fushën e sigurisë. “Unë e mirëpres investimin tuaj në aftësitë ushtarake që mundësojnë mbrojtjen tonë të përbashkët,” tha zoti Biden.
I kujdeshëm u tregua edhe në çështjen që ka të bëjë me politikeat e perendimorëve në raport me Rusinë dhe Kinën, megjithëse n këtë rast është e qartë se SHBA-të do ët donin qëndrim më të artikuluar.
Më qart se kaq aleatët evropian as që e kishin pritur.
I menjëhershëm ishte reagimi pozitiv i kancelares gjermane lidhur me këtë.
„Ne ndjehemi përgjegjës dhe zotohemi për arritjen e objektivit të kuotës prej 2 përqind të brutoprodhimit për investim në fushën e sigurisë dhe do ët punomë që ta arrijmë atë”, siguroi ajo partneërt e Aleancës, duke ptencuar angazhimet e Gjermanisë në kuadër të partneritetit dhe zuri në gojë pjesëmarrjen e ushtrisë gjermane në Afganistan, dërgimin e trupave të Bundesverit në Baltik dhe ët ushtarëve gjerman në Mali.
Në këtë telekonferencë nuk munguan as fjalimet e personaliteteve si: Bill Gates, Ursula von der Leyen, John Kerry dhe ai i presidentit të Francës Emmanuel Macron — që shtruan çështje që kishin të bënin me garantimin e vazhdimit të pasuesve-drejtusve dhe garantues të Aleancës.
Konferencës kësaj radhe, krejt e natyrshme, i mungoi gjallëria e zakonsme dhe disutimet spontane, të lira e kokë më kokë.
Konferenca e së premtes dëshmoi se Perëndimi po i kthehet vetëvetes, po farkon unitetin e ri të domosdoshëm. Në këtë unitet kontributi modest i shqiptarëve nuk guxon të mungojë.
Prezenca e Rusisë, Kinës e Irnait ndoshta i ka munguar kësaj konference. Sidoqoftë, konferenca e sivjetme dëshmoi se ajo po kthehet paksa natyrshëm tek rrënjët e saj. Konferenca zhvillohet në kryeqytetin bavarez që nga viti 1963. Ajo ishte nën ndikimin e fuqishëm të zhvillimeve që pasonin kulmimin e “Luftës së Ftohtë” mes Perendimit dhe Lindjes — NATO-s dhe Paktit të Varshavës, dhe shënonte ngjarjen si ekskluzivitet perendimor.