• Today is: Tuesday, April 23, 2024

Cila është këngëtarja shqiptare me të cilën Rita Ora do të bashkëpunonte?

fakti
February22/ 2021

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka shprehur hapur se cila është artistja shqiptare që ajo pëlqen më së shumti dhe ka dëshirë të bashkëpunojë.

Këngëtarja ka treguar se do të donte të bashkëpunonte me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe kjo nuk ishte aspak një surprizë.

“Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja të bashkëpunoja. POOO!!! Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, shkroi Rita kohë më parë në një postim.

Rita edhe më parë e ka treguar hapur se Dafina është një nga të preferuarat e saj për shkak të stilit të saj të të kënduarit dhe punën e saj në muzikë.