Një tribu në Amazonë ka regjistruar rastin e parë me koronavirus, pasi një djalë 15-vjeçar rezultoi pozitiv.
Adoleshenti që i përket tribusë Yanomami, një komunitet përgjatë kufirit të Brazilit me Venezuelën, ndodhet në terapi intensive me sindromat e Covid-19.
Sipas gazetës “Globo”, 15-vjeçari është shtruar në spital me vështirësi në frymëmarrje, dhembje në gjoks dhe temperaturë.
Mendohet se djali u infektua në shkollë.
Tribuja Yanomami mendohet se është më e madhja në Brazil dhe përfshin rreth 200 fshatra të shtrira në 2,3 milionë hektarë./ Gazeta FAKTI