• Today is: Thursday, March 28, 2024

PAS THEMELIMIT TË BASHKËSISË SEFALISTE TË MAQEDONISË, FLET DREJTUESI I SAJ

fakti
February19/ 2021

Qëllimi i kësaj bashkësie është që të posedojnë xhamitë e tyre, sepse, siç shprehet kryetari i kësaj bashkësie, Xhemal Jakupi “pikërisht, kjo hyn në zbatimin ose arritjen e të drejtës për shprehjen e lirë të fesë… Të kemi qasjen të jemi të zëshëm, të dëgjohemi, ta shprehim bindjen tonë, botëkuptimet tona, të jemi të barabartë te njerëzit”, tha ai.

Pas vendimit Gjykatës Themelore Civile-Shkup për themelimin e një Bashkësie të re Selefiste “Dar El Hadis”, kryetari i saj Xhemal Jakupi thotë se “në aspektin fetarë ne nuk kemi sjellë ndonjë fe të re, nuk kemi sjellë diçka të panjohur për muslimanët në përgjithësi, është një formë e organizimit dhe administrimit që është paralel, nuk është fe e ndryshme, megjithëse duam edhe ne studimin tonë dhe bindjet tona t’i shprehim në mënyrë të lirë pa kufizime dhe pa pengese”, thotë ai në një intervistë për Klan Maqedoni, duke shtuar qëllimi i kësaj bashkësie është që të posedojnë xhamitë e tyre, sepse, siç shprehet ai “pikërisht, kjo hyn në zbatimin ose arritjen e të drejtës për shprehjen e lirë të fesë… Të kemi qasjen të jemi të zëshëm, të dëgjohemi, ta shprehim bindjen tonë, botëkuptimet tona, të jemi të barabartë te njerëzit”tha Xhemal Jakupi.

Ndërkaq, për këtë gjë sot ka folur edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev. Ai gjatë deklarimit të tij tha se themelimi i Bashkësisë Selefiste në Maqedoninë e Veriut paraqet problem për sigurinë e shtetit.

“Jam i informuar nga ministri Drejtësisë, se një gjykatë e caktuar e jona ka bërë regjistrimin e Bashkësisë së tillë e cila nga aspekti i sigurisë së shtetit është problem. Besoj që vetë organet kompetente do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të tilla”, tha Zaev.

Bashkësia e re fetare është regjistruar më 20 janar të këtij viti dhe nga BFI tashmë kanë dorëzuar ankesë tek Gjykata e Apelit ndaj vendimit për regjistrim. Gazeta FAKTI