Calvert Journal ka kërkuar të bëjë një listë me emrat dhe titujt e domosdoshëm dhe mes emrave si Kundera e nobelisteve, Svetlana Alexsievich, janë edhe vepra si Pallati i Ëndrrave i Ismail Kadaresë, “Ditar i shkurtër kufijsh” i Gazmend Kapllanit dhe “Hapësirë negative” nga poetja Luljeta Lleshanaku.
Sipas Calvert Journal, përzgjedhja e këtyre librave është bërë duke pyetur shkrimtarë, akademikë e poetë, preferencat e të cilëve kanë ndikuar përzgjedhjen e këtyre 100 librave të domosdoshëm, të cilët vijnë nga vende të ndryshme, si nga Europa Qendrore e Lindore, Rusia dhe Azia Qendrore, e që janë të botuar në gjuhën angleze.
Tre shkrimtarët shqiptarë bëjnë pjesë në një listë bashkë me autorë si Tolstoy, Pushkin, Kundera e të tjerë të mëdhenj, dhe me një llojllojshmëri titujsh nga letërsia klasike, fiksioni, rrëfimet historike.
Ka mes 100 titujve letërsi klasike, fiksion, kujtime, rrëfime historike: një frymëmarrje letrare nga vendet Postkomuniste shumë prej së cilës mbetet e pa përkthyer ndonëse është testament për shekujt mbi përvojat njerëzore në një rajon të shënjuar nga trazirat politike.