• Today is: Monday, November 25, 2024

SHKODRAN TOLAJ SOLLI NË SHKUP FESTËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS PËRMES DOAJENIT TË KËNGËS SHQIPE, ILIR SHAQIRI

fakti
February19/ 2021

Ansambli për herë të dytë shënoi 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës por kësaj radhe ideuar krejtësisht ndryshe! Me këngët më të bukura të Ilir Shaqirit të cilat ku më bukur sesa në ambientin e shkëlqyeshëm të sallës së madhe të Filharmonisë së Maqedonisë

Ansambli Nacional i Këngëve e Valleve në MV tash e një vit na ka sjellur befasi pas befasie, koncert pas koncerti e sukses pas suksesi. Një rrugëtim i vështirë dhe plot punë për një institucion në në fillimet e tij por falë eksperiencës dhe artit të pashterrun të drejtuesit të tij Shkodran Tolaj.
Ansambli për herë të dytë shënoi 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës por kësaj radhe ideuar krejtësisht ndryshe! Me këngët më të bukura të Ilir Shaqirit të cilat ku më bukur sesa në ambientin e shkëlqyeshëm të sallës së madhe të Filharmonisë së Maqedonisë.
Duke respektuar rregullat Anti Covid, 300 të ftuar patën kënaqësi e emocion të ndjekin për së afërmi koncertin që zgjati 90 minuta në transmetim për mijëra spektatorë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Diasporë përmes valëve të TvM2, RTV 21, TVSH.
Të pranishëm ishin përfaqësues mediash, deputetë, ministra, zv ministra, sekretarë shtetëror, drejtues institucionesh kulturore e arsimore dhe shumë intelektualë e artistë!
Programi filloi me prezantimin e biografisë me karrierë 40 vjeçare të Ilir Shaqirit dhe këngët më të bukura të shfaqura në videoprojektor kurse më pas u interpretuan këngët e Ilir Shaqirit ndër dekada. Blloku i parë nisi me “Këtu kam folenë” 1992 , “Dallëndyshe” nga albumi “Tingujt e zjarrtë” 1994, “Tetovare” nga albumi “E di një këngë për ty” 2006 “Dridhe Shkup e Shkodër” e vitit 2004 intepretuar nga solistët Besarta Murtezani, Era Azemi, Kastriot Latifi e Salajdin Miftari. Më pas vallja “Malësorja” u ekzekutua me shumë nivel dhe shije nga vallëtaret e ansamblit. Kjo valle erdhi si koreografi e Artan Ibershimit me muzikë të Lorenc Antonit, orkestruar nga mjeshtri Edon Ramadani.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Më pas, blloku tjetër solli solistin Shkodran Tolaji cili përveç si drejtues, ideues dhe meritor për këtë përvjetor, për nderë të Ilir Shaqirit interpretoi “Kosovë, tokë e bekuar” krijuar në vitin 2003. Këngët “Këngë bashkimi” krijuar më 1997 si pjesë e Albumit “Tingujt e zjarrtë” “Shqiptaria” dhe “Zëri i atdheut” krijuar më 1992 që u interpretuan nga Jetmir Rexhepi, Kastriot Latifi e Agron Kalisi.
Pas këtij blloku mjaft emocionues u interpretuan në grup këngët “Një si perëndia” pjesë e albumit “Këngë e rrallë” krijuar më 1991, “Cucë e Uskanës” 2007 pjesë e albumit “Pranë diellit” dhe “Moj Shqipëri të qofsha falë” krijuar më 1991. Ilir Shaqiri që përmes këngës ka evidentuar periudhat dhe ngjarjet historike të shqiptarëve, që nga fillimvitet e tetëdhjeta e deri me tash jo rastësisht në ka sjellur temën e atdhedashurisë.
Në vitin 1993, në Festivalin e këngës në Radiotelevizionin Shqiptar do të interpretonte këngën “Udhët e mia”, e cila deri në ditët e sotme mbetet një nga këngët më të dashura për shqiptarët. Në vitin 1989, në kohën e demonstratave gjithë-popullore në Kosovë, në Radio Prishtinë po incizohej kënga e famshme Fjalët e Qiririt dhe tringëllimat e mospajtimit që mbuluan Prishtinën e asaj nate, u bënë pjesë e këngës. Kosova me gjithë përpjekjet e shqiptarëve kudo, arriti ta fitojë lirinë e shumëpritur, por pavarësia e saj po vononte.
Në vitin 2007, Iliri bashkë me Naim Gjoshin, Xhevdet Gashin, grupin Korona, Dilaver Kryeziun dhe Isa Qosjën, do ta finalizonte këngën Pavarësia, e cila u bë kolonë zanore e Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës sonë të dashur Ilir Shaqiri solli në Shkup këngët “Udhët e mia”, “Fjalët e qiririt”.
Pika kulminante e koncertit ishte “Erdhi dita e Pavarësisë” e cila u realizua dhe si koreografi nga prof.Dilaver Kryeziu.
Prezantimi i koncertit u bë në mënyrë të mrekullueshme nga Avni Qahili kurse në fund kryetari i komunës së Çairit si bashkëorganizator ndau mirënjohje për Ilir Shaqirin, nderin e Kosovës dhe zërin e atdheut duke e falemnderuar edhe drejtorin Shkodran Tolaj për bashkëpunimin dhe punën që po bën! Ky koncert ishte edhe një gur i rëndësishëm në suksesin e Ansamblit Nacional në RMV që dëshmon punën e jashtëzakonshme të drejtusit dhe artistit Shkodran Tolaj!