• Today is: Monday, November 25, 2024

DIALOGU KOSOVË-SERBI , PRIORITET VETËM I DISA GAZETARËVE NË PRISHTINË, POR JO EDHE I WASHINGTONIT DHE BRUKSELIT!

fakti
February15/ 2021

Emërues i përbashkët i të gjitha mesazheve që vine nga Perendimi , në adresë të Albin Kurtit, është formimi i shpejtë i qeverisë për të trajtuar reformat e nevojshme, për të përmbushur sfidën e COVID dhe për t’u përfshirë në dialog të drejtuar nga BE. Pra dialogu me Serbinë listohet ndër prioritet e fundit, por gjithsesi shumë të rëndisishme për të ardhmne Kosovës

Prishtinë, 15 shkurt/ Gazeta FAKTI – Askush në Bruksel dhe në Washington nuk po insistojnë me këmbëngulje që qeveria e ardhshme e Kosovës, e dale pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, të ketë patjetër dialogun me Serbinë prioritet ndër prioritet e ardhshme.Kjo këmbëngulje po vërehet vetëm tek disa gazetarë (dhe analistë në tentative) në Prishtinë, të cilët fitoren e Albin Kurtit e kanë përjetuar si t’iu kishte vdekur ndonjë njeri shumë i dashur i familjes. Vetëm ata po insistojnë që në agjendën e ardhshme qeveritara, Serbia të jetë kryetema, thua se kanë qenë votuesit nga Serbia, e jo nga ata nga Kosova, që paskan votuar për  Albin Kurtin në zgjedhjet e fundit.
Emërues i përbashkët i të gjitha mesazheve që vine nga Perendimi , në adresë të Albin Kurtit, është formimi i shpejtë i qeverisë për të trajtuar reformat e nevojshme, për të përmbushur sfidën e COVID dhe për t’u përfshirë në dialog të drejtuar nga BE.

 

Antony Blinken favorizon një marrëveshje gjithpërfshirëse Kosovë-Serbi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit.

Në urim nga ana e sekretarit të Shtetit i është përsëritur Serbisë kërkesa e presidentit, Joe Biden, për njohje reciproke me Kosovën.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zhvillimin e një aleance të gjatë midis dy vendeve. Ai theksoi marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke përmendur një kompromis që do të kërkohet nga të dy palët për arritjen e njohjes reciproke.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis nga të dy palët”.

Javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, me rastin e 15 shkurtit Ditës së Shtetit të Serbisë.

Përpos urimit në letër kishte edhe një kërkesë për njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Edhe francez Macron  flet për marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e sitës së shtetit serb.

Macron ia ka përmendur Vuçiqit edhe dialogun me Kosovën, duke i dhënë mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por pa përmendur njohjen reciproke.

“Ndërsa diskutuam në Paris, unë mbetem i vendosur t’i mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, me synimin për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, shkruan Macron në mesazhin e tij të urimit.

Presidenti francez kujtoi edhe takimin e fundit me Vuçiqin.

“Isha shumë i lumtur kur shkëmbyam mendime në Paris më 1 shkurt, duke riafirmuar marrëveshjen dhe vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në mesazhin e Macronit. “Realizimi i projektit të metrosë në Beograd, si një simbol i bashkëpunimit tonë, do të mundësojë, jam i bindur, tërheqjen e investime të tjera franceze.

Ambasadorja Susanne Schütz e ngarkuar për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, duke ia kujtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që pritet të jetë kryeministri i Kosovës, se e pret dialogu , por pa e përmednur Serbinë.

Schütz ka shkruar në Twitter se i mirëpret zgjedhjet paqësore që ndodhen dje në Kosovë, duke e cilësuar si ditë të rëndësishme për  demokracinë.

Ajo ia ka përmendur sfidat që e presin Qeverinë e re duke, e ndër to është edhe dialogu me Serbinë nën drejtimin e BE’së

“Mirëpresim zgjedhjet paqësore që u zhvilluan dje në Kosovë. Ditë e rëndësishme për demokracinë. Shpresa për formimin e shpejtë të qeverisë për të trajtuar reformat e nevojshme, për të përmbushur sfidën e COVID dhe për t’u përfshirë në dialog të drejtuar nga BE. Presim të punojmë ngushtë së bashku! #Votimet e Kosovës2021 # zgjedhjet e Kosovës”, ka shkruar Schütz në Twitter.

Prelec: Fitorja e Kurtit lë mënjanë dialogun me Serbinë

Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, përbën diçka gati revolucionare.

Sipas tij, nëse Albin Kurti do të jetë kryeministër i ri i Kosovës, ai do të përballet me shumë sfida, në krye të të cilave do të jenë korrupsioni dhe dialogu me Serbinë.

Sa i përket procesit të dialogut, Prelec beson se për aq kohë sa Kurti mund të jetë në pushtet në Kosovë dhe Aleksandar Vuçiq në Serbi, marrëveshja përfundimtare është vite larg. Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, i pyetur për marrëdhëniet me SHBA-në, Prelec ka thënë se nuk e di deri në çfarë shkalle mund t’i bëjnë presion Kurtit zyrtarët amerikanë.

” Ai me shumë gjasë do të jetë kryeministër dhe do të ketë shumë rol në marrëdhëniet me jashtë. Pikëpamja e tij për dialogun me Serbinë do të jetë ajo që do të ndodhë. Mendoj se dialogu, në thelb, do të ndalet për disa vjet… ose  mund të ketë ende takime në Bruksel, mirëpo asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë. Ajo që është më e vështirë për ta refomuar është sistemi në Kosovë. Kjo është diçka që mbetet të shihet, por është diçka për të cilën janë zotuar Kurti dhe Vetëvendosje. Mirëpo pushteti gjen mënyra të të korruptuarit. Mbetet të shihet deri në çfarë shkalle do të ecin përpara me premtimet e tyre kundër korrupsionit. Mund ta luftoni korrupsionin duke gjykuar ata që tashmë nuk janë nëpër pozita, dhe kjo është gjë e lehtë, apo mund ta luftoni korrupsionin duke mos u korruptuar vetë, që është më e vështirë. Shpresoj shumë që Vetëvendosje do të bëja të dyja këto gjëra. Ka nevojë për llogaridhënie, por ka edhe nevojë për të vazhduar pastër rrugën drejt së ardhmes.

Kurti nuk ka pasur kurrë qasje pozitive ndaj dialogut. Deri më tani, komentet e tij kanë qenë negative për gjërat të cilat nuk i pëlqejnë për këtë proces. Dhe kjo qasje ka përjashtuar pothuajse gjithçka që ka qenë në tavolinë sa i përket çështjes së madhe të arritjes së marrëveshjes me Serbinë dhe nëse Serbia do ta njohë Kosovën. Kjo pyetje pritet të jetë jashtë tavolinës së negociimit për disa vjet, për aq kohë sa (presidenti serb, Aleksandar) Vuçiq është në pushtet në Serbi dhe Kurti është në pushtet në Kosovë. Atyre do t’iu duhet kohë që të gjejnë gjuhë të përbashkët. Nuk është e pamundshme që ata të pajtohen për një varg gjërash praktike, natyrisht kjo është e mundshme, dhe do të ishte gjë e mirë. Një gjë e cila është shumë e rëndësishme dhe të cilën pres ta shoh unë dhe shumë persona tjerë është se si Kurti do të veprojë me popullsinë serbe në Kosovë”, nënvizoi Prelec .