• Today is: Sunday, November 24, 2024

NGA KUMANOVA 25 RASTE TË REJA ME COVID-19

EA
April10/ 2020

Kumanovë, 10 prill/Gazeta FAKTI – 25 raste të reja me virusin korona janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kumaovë. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve arrinë në 168 paccientë.

Shtabi komunal i për mbrojzje dhe shpëtim në Kumanovë është ankuar se po vonohen rezultatet e testeve të Koronavirusit për Kumanovën.

Shtabi sot zyrtarisht ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë tu japë prioritet testeve për personelin mjekësor në Kumanovë, duke theksuar se ato nuk po arrijnë me kohë.

“Në këtë menyrë po krijohet pasqyrë jorelar epidemike për Kumanovën”, thuhet në konkluzat e Shtabit.

Ministria e Shëndetësisë informon se sot nga Klinika e sëmundjeve infektive kanë rezultuar dy pacient me koronavirus negativ , dhe janë lëshuar tre pacientë të shrëuar,  dy nga Tetova dhe një nga Kumanova.

Në 24 orët e fundit janë testuar 496 veta  në mbarë Maqedoninë, me ç’rast janë regjistruar 48 raste të reja me virus korona pozitiv. Prej të cilëve: 11 nga Shkupi, 25 nga Kumanova, 1-Shtipi, 4-Prilepi, 1-Tetova, 43-Struga, 1-Ohri dhe 2-Gostivari.

Përgjithsësisht numri i pacientëve të dijagostifikuar me Covid-19 në territoin e Maqedonisë arrin në 711 veta.