• Today is: Monday, November 25, 2024

VV’ pret fitore më të madhe se në Exit Poll-e

fakti
February14/ 2021

Zyrtari i lartë i Lëvizjës Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur pas mbylljes së vendvotimeve dhe daljes së parë të Exit Poll’ëve.

Në një lidhje direkte në Pressing të Televizionit 7, Haskuka, që udhëheq komunën e Prizrenit ka thënë se partia e tij ka dalë e para në këtë qytet dhe shumë të tjera.

“Vetëvendosje ka fituar me një përqindje shumë të madhe. Ka qen një referendum popullor. Edhe në vendet ku kemi qenë të dytë e të tretë, kemi dalë të parët”, ka thënë Haskuka.

“Fitorja është më e madhe se në Exit Poll-et që po dalin”, shton ai.

Ndryshe, ka nisur numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe në shumicën e komunave po prin Lëvizja Vetëvendosje.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar publikimin e të dhënave të para për rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Sipas këtyre të dhënave në Kryeqytet po prin Vetëvendosje me 61,97 për qind
E dyta LDK’ja me 18,72 për qind

E treta PDK’ja me 12,44 për qind

E katërta AAk’ja me 3,55 për qind

Shpend Ahmeti,kryetar i Prishtinës ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas publikimit të rezultateve të exit poll-eve.

Ahmeti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Kosovën do ta qeverisë Vetëvendosja për katër vitet e ardhshme, teksa ka thënë se një legjitimitet të këtillë nuk e ka pasur askush deri më tani.

“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.