Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021 ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53 për qind.
Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 ka thënë se sipas këtij sondazhi LVV merr 53 %, LDK 17 %, PDK 20 %, AAK 7% dhe NISMA 2 %.
Sondazhi ka pasur mostër prej 2 mijë e 500 anketa, prej të cilëve vetëm afërsisht 35 persona nuk janë përgjigjur.
Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.
Gjithashtu, sipas Exit-Pollit të transmetuar në Klan Kosova partia e parë në zgjedhje del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 41.8%. Pason PDK me 16.5%, LDK- renditet e treta me 15.2%, NISMA me 2.6% nuk e kalon pragun.
Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, është shprehur se kanë intervistuar mbi 40 mijë anketues nga rreth 115 anketues.
Ndërsa, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
- Lëvizja Vetëvendosje 47,9%
- Partia Demokratike e Kosovës 17,7%
- Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%
- Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe
- Partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.
- Sipas këtij EXIT POLL-i renditja në Kuvendin e Kosovës do të jetë kështu:
- LVV –55 deputet
- PDK- 20 deputet
- LDK- 17 deputet
- AAK-8 deputet dhe
- Komunitetet do t’i kenë 20 deputet.
Në këtë EXIT POLL nuk janë përfshirë votat nga diaspora.