• Today is: Wednesday, May 8, 2024

KODRA E DIELLIT, NË SHARR, MBULOHET ME BORË DERI NË 40 cm.

fakti
February12/ 2021

Në mëngjesin e së premtes sërish ka rënë borë në Malin Sharr dhe trashësia e saj në Kodrën e Diellit arrinë deri në 40 cm.

Temperatura minus këtë mëngjes janë regjistruar pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa temperatura më e ulët është matur në Mavrovë – 9 dhe në Berovë dhe Kriva Pallankë – 8 gradë. Temperatura në Krushevë ishte -7 gradë, në Prilep, Vinicë dhe Kumanovë -5, në dhe në Shtip -4, në Tetovë, Shkup-Petrovec -3, Lugina e Shkupit, Strumicë dhe Dibër -2, në Demir Kapi dhe Dojran – 1, në Gjevgjeli një, në Ohër zero gradë dhe në Pretor dy gradë Celsius.

Më shumë borë ka në Kodrën e Diellit rreth 40 centimetra, ku këtë mëngjes përsëri ka rënë borë.

Reshje të shiut kishte në shumë pjesë të vendit, ndërsa më shumë reshje ka pasur në Pozharan dhe Ohër 12 litra për metër katror.

Përgjatë Lumit Vardar sonte dhe këtë mëngjes fryn erë e fortë nga veriperëndimi, në disa vende me shpejtësi mbi 50 km/orë, kurse në pjesët lindore është kryesisht e kthjellët.

Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë, me vranësira të vogla dhe në pjesët perëndimore. Erë mesatare dhe e fortë do të fryjë përgjatë Lumit Vardar nga veriperëndimi, veçanërisht në mëngjes. Temperatura maksimale do të arrijë -2 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me re të lehta dhe mesatare pasdite. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë në veri. Temperatura maksimale do të arrijë deri tre gradë.