• Today is: Monday, November 25, 2024

BESA ADEMI ZGJIDHET KRYETARE E GJYKATËS SUPREME NË SHKUP

fakti
February12/ 2021

Besa Ademi do të jetë kryetarja e ardhshme e Gjykatës Supreme në Shkup. Ajo në këtë post u zgjodh me 12 vota “për” dhe 1 “kundër”, nga numri i përgjithshëm i gjykatësve të Këshillit Gjyqësor. Kundër votoi Mirsad Surroi, ndërkaq në garë me të ishin edhe gjykatësit Xhemali Saiti dhe Lidija Nedelkova.

Besa Ademi, ka punuar gjykatëse supreme që nga korriku i vitit 2009.

Fushë të veprimit e ka: Sektorin për vepra civile, Këshillin e specializuar për ankesa kundër vendimeve të Gjykatës Administrative dhe Sektorin për praktikë gjyqësore.

Është nga Shkupi, është 57-vjeçare, ndërkaq edhe pse punon si gjykatëse supreme që nga viti 2009, karrierën e saj e ka filluar në vitin 1990.

gjatë periudhës kohore 1999-2004 ajo ka pauzuar si gjykatëse dhe ka punuar si zëvendëse e Avokatit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Nga zëvendësja e Avokatit Shtetëror, ka kaluar në Gjykatën e Apelit ku ka punuar si gjykatëse e lëndëve në sektorin civil. Aty ka qëndruar derisa është zgjedhur gjykatëse supreme.

Gjykatësja Ademi, e cila këtë herë kishte kundërkandidat Xhemali Saitin dhe Lidija Nedelkovën, në vitin 2017, kur kandidoi si kryetare e Gjykatës Supreme kundërkandidat kishte, Jovo Vangellovskin i cili më pas udhëhoqi Gjykatën Supreme dhe u shkarkua për shkak të lëshimeve gjatë ndarjes së lëndëve gjyqësore.

E më pas, Ademi ishte në krye të Këshillit të ankesave i cili edhe e shkarkoi Vangellovskin.