• Today is: Sunday, May 5, 2024

ILIR SHAQIRI I BASHKON DY FESTA MË 17 SHKURT NË SHKUP

fakti
February11/ 2021

Artisti i përmasave gjithëkombëtare, ILir Shaqiri, ka vendosur që më 17 shkurt të këtij viti, me opusin e tij të përzgjedhur artstik, para një publiku elitar në Shkup,  të festojë dy data të rëndësishme: 13 vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur si dhe 60 vjetorin e lindjes

Pas sukseseve të njëpasnjëhme dhe një vit të frytshëm që lamë pas, përkundër pandemisë dhe gjendjes së rënduar, Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve Shqipe e hap sezonin artistik për vitin 2021 me një koncert të vacant.  Ndryshe nga viti i kaluar kur ansambli kishte realizuar më 17 shkurt udhëtimin e parë në Kosovë, sivjet me rastin e 13 vjetorit të shtetformimit të Kosovës, do të të festohet edhe 60 vjetori i lindjes së artistit të madh mbarëkombëtar, Ilir Shaqiri.
Këngët më të bukura të tij ndër vite që kanë lënë gjurmë të pashlyshme në muzikën shqiptare do të intepretohen nga vet ai dhe solistët e ansamblit. Ndonëse dominon tema e atdhedashurisë, nuk do të mungojnë këngët lirike dhe pikat e veçanta koreografike.
Ky koncert mbahet në salllën e madhe të Filharmonisë se Maqedonisë dhe do të transmetohet drejt për drejt në Maqedoni përmes rrjetit tokësor e satelitor të TVM 2, në Kosovë përmes RTV 21 dhe në Shqipëri përmes RTSH- së.
Koncerti mbahet në bashkëpunim me Komunën e Çairit, ndërkaq të ftuar janë personalitete të shumta nga bota mediale, akademike, kulturore, politike e institucionale./ Gazeta FAKTI