• Today is: Monday, November 25, 2024

NJË PAMFLET RACIST ANTISHQIPTAR, QË GABIMISHT QUHET LIBËR GJEOGRAFIE!

fakti
February09/ 2021

Ky libër i ashtuquajtur gjeografie, i paisur me një aparaturë gebelsiane shpifjesh e insinuatash kundër shqiptarëve, duhet urgjentisht të hiqet nga qarkullimi dhe të merren masa ndaj gjithë atyre që i kanë mundësuar këtij pamafleti racist të jetë në duart e nxënësve të shkollave të mesme.

 

Image result for emin azemi
Nga Emin AZEMI

 

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar (deri sa po shkruhen këta rreshta) pas publikimit të lajmit për përmbajtjen skandaloze në librin e Gjeografisë, për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar.
Pra, ende nuk ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Inspektorati i Arsimit.

Ende nuk ka reaguar partia shqiptare në pushtet dhe partite shqiptare opozitare.
Nuk ka reaguar ende ndonjë universitet, ndonjë profesor gjeografie, ndonjë asociacion intelektualësh apo ndonjë union i nxënësve e studentëve.

Por, në anën tjetër ka plot reagime individësh të mllefosur nëpër rrjetet sociale. Prej se dolën rrjetet sociale, shumëkush hoqi dorë nga angazhimi publik në formë insitucionale dhe të organizuar. Reagimi shkencor e kompetent u zëvdësua me mllef dhe sharje nëpër rrejetet sociale, por këto të fundit janë afatshkurtëra. Sepse ashtu siç vinë furishëm dhe stuhishëm, ashtu edhe shkojnë pa krijuar ndonjë impakt konkret në sferën publike.

SHQIPTARËT JANË POPULLSI MAQEDONE, GJATË PERIUDHËS SE SUNDIMIT TURK E KANË PRANUAR FENË ISLAME DHE GRADUALISHT JANË SHQIPTARIZUAR (!)

Libri Gjeografia për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar është botuar në vitin 2015 dhe i ka kaluar të gjitha filtrat e nevojshëm profesional për të qenë i pranishëm në publik. Ky libër është botuar dhe deri më tani nuk i ka ‘munguar as një therë në këmbë’, sepse askush nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk e ka problematizuar përmbajtjen skandaloze.
Çuditërisht këtë përmbajtje nuk e kanë problematizuar as profesorët shqiptarë të lëndës së gjeografisë nëpër shkollat e mesme të Maqedonisë. Janë treguar çuditërisht të heshtur edhe drejtorët e shkollave. Për prindërit, mos të flasim shumë, sepse ata janë shumë të zënë me punët e tyre madhore dhe nuk kanë shumë kohë të merren me librat e fëmijëve të tyre. Për nënat nuk bëhet fjalë – ato janë tepër të zëna me telenovelat turke.
Profesorët shqiptarë, drejtorët shqiptarë, prindërit shqiptarë, nxënësit shqiptarë – të gjithë këta kanë heshtur dhe kanë pranuar të poshtërohen deri në palcë nga një tufë autorësh shovenistë, të cilët në librin e tyre të Gjegrafisë, në faqen 40,  kanë shkruar se: “Vendosja e paraardhësve prej ku rrjedh popullsia shqiptare në Maqedoni ka filluar para 220 viteve, gjegjësisht kah fundi i shekullit XVIII…..Shqiptaret në Republiken e Maqedonise u takojnë dy grupeve: Gegëve dhe Toskëve. Gegët janë të perfaqësuar me 90 % dhe ata kanë prejardhjen nga Shqiperia veriore dhe e mesme, ndërsa Toskët janë të perfaqësuar me 10 %  dhe kanë prejardhjen nga Shqiperia e Jugut. ….Prej shqiptareve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedone qe gjatë periudhës se sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që ka preardhjen turke, rome ose gerkeze”.

Të ngarkuar me urrejtje antishqiptare, autorët ia kanl huqur edhe në fushën e gjeografisë, duke përdorur terma joadekuate dhe krejtësisht të gabuar. Teksa shkruajnë për Malin Sharr, autorët ia fusin kot, duke zbuluar se: “Krahina e Sharrit shtrihet në pjesën më  perendimore te Republikes se Maqedonise. Malet e krahines se Sharrit shtrihen prej pjeses së kufirit maqedono-grek e deri në kufirin maqedono-serb-malazias në veri” (faq. 40).

 

Tash e morëm vesh se Sharri po shtriheka në jug deri në Greq, kurse në veri të Maqedonisë, sipas autorëve, nuk ka Kosovë, por Serbi dhe Mal të Zi (!).

CILAT NA QENKAN VALËT E DEPËRTIMIT TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË E SOTME?!

Sipas qëndrimeve tepër retrograde dhe raciste të autorëve Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski, Maqedonia e sotme gjatë gjithë peiudhave historike paska qenë cak sulmesh e invazionesh nga jashtë, ku shqiptarët nuk mungojnë, sipas autorëve, të paraqiten si pushtues të pashirt të tokës së butë maqedonase.

“Që në flllim të sundit turk (shek. XV), tuqit kishin filluar kolonizimin e Maqedonisë. Në të vërtetë në Maqedoni vendosen turqit nga Azia e Vogel (Jurukët, Konjarët), ndërsa me vonë vendosen ebrejtë, romët, bile edhe vllehët, shqiptarët etj., thuhet në faqen  87.

Në këtë libër gjoegrafie, i cili më së paku merret me gjeografi, e më tepër me prodhimin e insinuative raciste ndaj shqiptarëve, jepen pasazhe të tëra, në të cilat përshkruhen gjoja vuajtjet e maqedonasve prej popujve tjerë që kanë ardhur si invadues, në mesin e të cilëve përmenden edhe shqiptarët.

Janë dy faqe të tëra të librit (104 -105) në të cilat, pa kurrfarë argumenti shkencor, pa kurrfarë burimi arkivor dhe pa kurrfarë reference argumentuese, autorët japin disa shpjegime amatore mbi lëvizjet demografike dhe dyndjet e popujve në shekujt e mëhershëm, ku Maqedonia, sipas autorëve, paska qenë cak i lakmive grabitqare të popujve të tjerë, dhe për pasojë maqedonasit paskan kaluar nëpër një kalvar të gjatë vuajtesh e golgotash të papara.

“Popullsia maqedonase mjaft ka vujatur gjate shekullit XI kur në territorin e Maqedonise kanë hyrë: normanët, serbët, pegenezët, kumanët, kryqzatorët, e tjerë. Në shkullin XIII në Maqedoni vendosen sasët si xehetarë, të cilët e zhvilluan xehetarinë…..Lëvizje të mëdha migruese ka pasur pas ardhjes së turqve në Maqedoni. Ata kane pasur për qëllim që etnikisht ta ndërrojnd pamjen e Maqedonisë, ndëpërmjet kolonizimit të një numri të madh të turqve. Për atë qëllim, kah fundi I shekullit XV dhe fillimi i shekullit XVI ishin vendosur nomadë të Anadollit – jurukët dhe koniarët. Njëkohdsisht me turqit janë vendosur edhe romët. Gjatë shekullit XVI në Maqedoni, posaqërisht në qytetet më të mëdha, janë vendosur ebrenjtë.
Fillet e valës se parë te imigrantëve shqiptarë në Maqedoni datojnë para 230 vjeteve, gjegjësisht në fund të shekulllt XVIII, dhe atë ne tri drejtime, gjegjesisht nëpërmjet tri rrymave. E para është rryma verishqiptare ose rryma e Dukagjinit, e dyta e mesme shqiptare ose rryma e Shkumbinit dhe rryma e tretë jugoshqiptare ose rryma e Toskës. Popullsia e këtyre dy rrymave i ka takuar gegëve dhe në Maqedoni u vendosdn ne rajonin e Dibrës, Strugës, Kergovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kumanovës dhe arrijten gjer në Veles dhe Pellagoni. Rryma jugoshqiptare ose rryma Toske ishte më e dobët. Ata kryesisht ishin vendosur në pjesën jugperendimore të Republikes sonë edhe atë në rrethin e Strugës, Resnjës dhe Manastirit.
Vala e dytë e hyrjes ka zgjatur prej fillimit te shekullit XIX deri në fund të dekadës se katërt të atij shekulli. Në këtë periudhë popullsia shqiptare ishte vendosur edhe në tridhjet vendbanime të tjera në Maqedoni. Imigrimi i popullsisd shqiptare ne Maqedoni nuk është bëdrë spontanisht, por ne masë të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose te agallarëve dhe bejlerëve turq, te cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane. Për këtë ekzistojnë dëshmi autentike. Maqedonasit i kand përzënë nga vendbanimet e tyre me metoda të ashpra, si me vjedhje, kidnapime, vrasje, maltretime fizike-rrahje, djegie e të tjera. …Në periudhën midis dy lufterave botërore, veqmas prej çlirimit e këndej, kah Maqedonia është synuar rryma e katërt e mërgimit të popullsisë shqiptare, por tani jo nga Shqipëria, por nga Kosova. Kjo eshte e njohur si rrymë shqiptaro-kosovare ose e Kosoves. Kjo popullsi kryesisht vendoset ne rajonin e Shkupit, Kumanoves, Tetovës dhe Gostivarit me tendencë te vendoset në Ovçe Pole dhe në Veles. Në dukje dhe fillim ështe edhe rryma e pestë migracionale e vendosjes së popullsisë shqiptare, tani jo si dikur por levizje e brendshme, rryma shqiptaromaqedone dhe atë  prej pjesëve të Maqedonisë veriore dhe veriperendimore, ku popullsia shqiptare ështe e koncentruar në numër më të madh, kah pjesët e Maqedonisë jugperendimore dhe qendrore, ku numri i tyre është i vogel”.  (Fq.104 – 105)

Në vazhdim jepen edhe këta ‘margaritarë’ nga arka e kujtesës së prishur shoveniste të autorëve të këtij pamfleti antishqiptar.

PUSHTETI TURK PËRMES SHQIPTARËVE E NDRYSHOI STRUKTURËN DEMOGRAFIKE NË MAQEDONI, KOSOVË DHE SERBI(!)

“Në gjysmën e dytë të shekullit XVII, më saktësisht në vitin 1689 gjatë kohes së Luftes Austro-turke, në Maqedoni bëhet Kryengritja e njohur e Karposhit. Pas shuarjes së kryengritjes, duke ikur nga represaljet e turqëve, një numer i maqedonasve masivisht ishin shpërngulur ne veri prapa Savës dhe Danubit, ku ishin vendosur ne Vojvodinë e Hungari, e më vone kishin kaluar në territorin e Rusisë dhe në Ukrainë. Në Rusi, si dhe pdrfaqesuesit e popujve të tjerë ballkanik, ata kishin formuar koloni te veta ushtarake dhe regjiment te pavarur “Makedonski pollk” qe ka vepuar ne suazat e ushtrisë së rregullt ruse. Kjo rrymë migracionale që nga Maqedonia, Kosova dhe Serbia e Jugut ishte e drejtuar kah Evropa e Mesme dhe Lindore, në histori eshtë e njohur si rryme e Vardarit. Ikja masive prej vatrave te lindjes kontribuoi që shumë fshatra te shkretohen (braktisen) dhe shumë fusha pjellore te mbeten djerrina. Pushteti turk së shpejti pa se në interes të stabilizimit sa më të shpejtë duhet të fillojë vendosjen e popullsisë shqiptare që nga ana e vet me vonë do të shkaktojë ndërrime në përberjen etnike të popullsisë, jo vetem në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe në Serbinë Jugore”. (Faq. 105)

KY LIBËR RACIST ËSHTË NJË HELM QË DUHET URGJENTISHT TË LARGOHET NGA NXËNËSIT

 

Për ta testuar nxënësin me “njohuri” krejtësisht të gabuara, autorët e librit janë kujdesur që në faqen 107 t’i sjellin edhe PYETJE DHE DETYRA, përmes të cilave nga nxënësit kërkohet:

Shkurtimisht elaboroni levizjet migracionale te vendosjes se popullsisë ne Maqedoni?

Shkurtirirht elaboroni lëvizjet migracionale te shpërnguljeve nga Maqedonia?

Nëpërmjet cilave rrymave janë vendosur shqiptarët në Maqedoni?

Si është  procesi i imigrimit në Maqedoni të bashkësive të tjera etnike?

Për cilat shkaqe maqedonasit edhe sot shpërngulen-emigrojnë prej Maqedonisë?

Për çfarë shkaqesh sot maqedoni është i detyruar të emigrojë?

A ekzistojnë mënyra që maqedonasi të jetojë në Maqedoni?

 

Ja pra, sipas këtij pamfleti racist, këto janë pyetjet dhe detyrat të cilat duhet t’i dinë nxënësit, nga të cilët kërkohet se prej kujt u pushtua Maqedonia, prej ku dhe kur erdhën shqiptarët në Maqedoni, cilat janë shkaqet e emigrimit të maqedonasve dhe a ekzistojnë mënyra që maqedonasi të jetojë në Maqedoni?!

Ky libër i ashtuquajtur gjeografie, i pajisur me një aparaturë gebelsiane shpifjesh e insinuatash kundër shqiptarëve, duhet urgjentisht të hiqet nga qarkullimi dhe të merren masa ndaj gjithë atyre që këtij pamfleti racist ia kanë mundësuar të jetë në duart e nxënësve të shkollave të mesme.

Pasi ta kenë lexuar këtë libër shkollor, dhe pasi t’i kenë përpunuar PYETJET DHE DETYRAT që dalin nga ky libër, të rinjtë maqedonas do të rriten me ndjenjën se dikush ua ka grabitur atyre tokën dhe ata janë shqiptarët. Prandaj, edukimi i të rinjëve maqedonas qysh në bankat shkollore, përmes librave të tillë, prodhon më shumë urrejtje e më pak njohuri e edukatë, më shumë insinuata e mosdurim e më pak komunikim dhe respekt të ndërsjellë.

Dhe krejt në fund: Kush është ky far Refail Sulejmani që ka guxuar të jetë redaktor i këtij libri në gjuhën shqipe?
Si është e mundur që gjithë këto shpifje, urrejtje e insinuata kundër shqiptarëve të kenë për redaktor një person që është paguar për ta kontrolluar këtë libër në aspektin profesional, gjuhësor e material?

Çka duhet të ndodhë me një qenie dykëmbëshe që të fyhet aq shumë kombi yt dhe ti të vazhdosh të qëndrosh si idiot, pa kërkuar që, të paktën, të distancohesh nga ky pamflet racist ku ti je redaktor i botimit shqip?!