Redaktor i botimit shqip të këtij libri është njëfar Refail Sulejmani. Nuk e kemi të qartë se cili ka qenë roli i këtij redaktorit shqiptar, i cili ka lejuar që në këtë libër skandaloz të shkruhen edhe këto shpifje të ulëta për shqiptarët.
Në një librët të gjeografisë, dedikuar nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme në Maqedoni, i përpiluar nga autorët : Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski, jepen të dhëna skandaloze mbi shqiptarët, duke e shtrembëruar identitewtin dhe autoktoninë e tyre. Redaktor i botimit shqip të këtij libri është njëfar Refail Sulejmani.
Në parathënien elibrit, autorët ndër të tjera shkruajnë : “Tekti i gjeografise për vitin II të gjimnazit të reformuar është shkruar sipas programit të ri mësimor për lëndën e gjeografisëd dhe në bazë të koceptit për përgatitjen e teksteve shkollore. Detyra themelore e tekstit është që nxënësve t’u mundësohet nxënia e njohurive nga gjeografia nacionale, gjegjësisht njohuri nga gjeograia e Republikës së Maqedonisë”.
Nuk e kemi të qartë se cili ka qenë roli i këtij redaktorit shqiptar, i cili ka lejuar që në këtë libër skandaloz të shkruhen edhe këto shpifje të ulëta për shqiptarët.
Ja disa ‘maregaritarë’:
Faqja 99 : Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.
Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
Në faqen 104 : Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.
Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
Faq. 99
“Vendosja e paraardhdsve prej ku rrjedh popullsia shqiptare ne Maqedoni ka filluar para 220
gjegjesisht kah fundi i shekullit XVIII. Ne fillim kishte numer te vogel të tyre. Ne shekullin XIX, fillon vale e re e vendosjes sd shqiptareve në Maqedoni, ne te vërtetë atehere jane vendosur numri me i madh i shqiptareve. Gjate shekullit XX është realizuar faza e tretd e vendosjes se tyre, sidomos pas luftes se Pare boterore, veganerisht ne tridhjet vitet e fundit, kur është vendosur një numër i madh i shqiptarëve, tani jo nga Shqiperia, por nga Kosova. Theksojme se vendosja e re e shqiptarëve ne Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai behet edhe sot – ne fillim te shekullit XXI. Vendosja e ketille, ne momente e pakontrolluar, vendosja ne menyra te ndryshme mund t’i demtoje te gjithe ne Republiken e Maqedonise. Shqiptarët në Republiken e Maqedonise u takojnë dy grupeve: Gegëve dhe Toskëve. Gegët janë të perfaqesuar me 90 % dhe ata kand prejardhjen nga Shqiperia veriore dhe e mesme, ndërsa Toskët jane të përfaqesuar me 10 % dhe kanë prejardhjen nga Shqipëria e Jugut.
Prej shqiptareve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata jane popullsi maqedone që gjate periudhes se sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht jand shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjd fis qe ka preardhje turke, rome ose gerkeze”.
https://prosvetnodelo.com.mk/CMS/Upload/Uchebnici/new04/Geografija%20za%20II%20godina%20albanski%20jazik.pdf