Poligamia është një praktikë martesore e cila është më e përhapur në vende të caktuara të Afrikës Nën-Sahariane, mirëpo ka edhe raste kur ndodhin edhe në vende perëndimore që kanë besim katolik ose ortodoks. Ivan Sukhov, i cili është rus dhe i besimit ortodoks ka tre gra dhe nëse ato e bezdisin i dënon duke u thënë se nuk do të kryejë marrëdhënie me të për një muaj rresht.
Dashnori serik Ivan Sukhov ka një dhomë të ndarë dhe çdo natë e fton njërën nga gratë për të kaluar natën me të. Por ai e ndalon çdo aksion në shtrat me treshen nëse ato nuk janë sjellë mirë. Por refuzon të bëjë mardhënje me to për një muaj nëse e mërzisin atë.
34 vjeçari nga Rusia sipas ligjit mund të ketë vetëm një grua, kështu që dy të tjerat jetojnë me të me marrëveshje të përbashkët.
Por ai ëndërron të ketë më shumë gra dhe të bëjë të paktën 50 fëmijë. Para se të bëhej një poligamist, Ivan jetoi me gruan e tij ligjore Natalia Sukhova për 11 vjet.
Por ai ndjeu një dëshirë të fortë për të qenë kreu i një familjeje të madhe dhe donte të kishte më shumë gra dhe sa më shumë fëmijë të jetë e mundur.
Ivan deri tani ka nëntë fëmijë, i dhjeti është në rrugë me gruan e dytë. Kohët e fundit, ai pranoi një grua me emrin Madina për të hyrë në familjen e tij dhe për t’u bërë gruaja e tij e tretë.
Madina është myslimane, kurse Ivani ortodoks rus. Ajo kundërshtoi edhe familjen dhe fenë e saj për të qenë me të. Ivan është gati të pranojë më shumë gra në familjen e tij në rritje, por ka disa kërkesa.
Ai tha: “Më pëlqejnë gratë e gjata, të holla dhe të dashura”.
Ai dëshiron që të ketë gjithësej 50 fëmijë dhe tregon se me të gjitha gratë e tij shkon shumë mirë.
Deri më tani ai ka 10 fëmijë dhe ndihma nga shteti rus nuk i mohoet.