• Today is: Sunday, November 24, 2024

Ilir Kapiti – një zë i veçantë nga Medoka (Medvegja) për Kuvendin e Kosovës

fakti
February06/ 2021

Lista e Lëvizjes Vetëvendsje për Kuvendin e Republikës së Kosovës për shumëçka është gjithëpërfshirëse. Aty janë edhe dy kandidatë të veçantë që vijnë nga krahina më e skajshme e atdheut të shqipes – Medoka, që në serbisht i thonë Medvegjë – një zonjë siç është Rreze Duli, me profesion inxhiniere e diplomuar e makinerisë, ndërkaq është e trajnuar në Universitetin e Harvardit në Programin e Lidershipit për OJQ dhe Ilir Kapiti, ekspert i financave i nivelit botëror, i specializuar në The London School of Business and Finance.


Me Ilirin u përcaktuam të bëjmë një intervistë të shkurtër të karakterit klasik, meqë kështu gjykova se lexuesi do ta njohë atë më mirë, por edhe do të mësojë edhe për arsyet reale përse ai vendosi të rreshtohej politikisht dhe të kthehet në Prishtinë.

Ai vjen nga krahina shqiptare e skajit më verilindor të trojeve – Medoka (Medvegja), që ishte balli kryengritjeve dhe mbrojtjes nga mësymjet serbe për shekuj me radhë. Tok me 998 katundet shqiptare, pjesa dërmuese e të cilave ishin me përbërje shqiptare dhe më se tetë qyteteve që përbënin Toplicën, Pusta Rekën, Kurshumlinë dhe pjesë të Anamoravës ku përfshihej edhe qyteti i Vrajës, me vendimet e Kongresit të Berlinit (qershor 1878), do t‘i aneksohen Serbisë.

Medoka hyn në mesin e këtyre krahinave ku mbi 90% e popullsisë deri në vitin 1878 ishin të kombësisë shqiptare.

Historiani frëng Autori francez Ami BOUE ne librin e tij të shumëcituar “Turqia evropiane”, tek flet për kufijte e Shqiperisë, respektivisht për shtrirjen e shqiptarëve në krahun e skajshëm verilindor, shenon emrin e krahinës së MEDOKAS (natyrisht në latinisht), që d.t.th të MEDOKËS, që ka kohë i është mbivendosur trajta sllave MEDVEGJË.

Në këtë komunikim tonin publik, në këtë intervistë, po promovojmë edhe emrin e Medokës tok me birin e saj, Ilir Kapitin.

Me origjinë jeni nga një katund pitoresk i Medokës (Medvegjës), nga Kapiti, a mund t’ më thuani shkurt si është stivuar në kujtesën tuaj ai krah i truallit të shqipes përderisa jeni rritur në Prishtinë?

Une kam lindur ne Medokë, dhe kam jetuar deri sa i bëra 7 vjet. Kujtimet e mia të para në jetë vijnë nga Kapiti, një vend që unë e mbaj në zemër; i mbaj mend të gjithë emrat e livadheve, krojeve dhe brigjeve (Kroi i dhelprës, Ara e re, Bregu i leprit, etj.). Kudo që kam vajtur në botë, mendja ime gjithmonë ishte e mbetet në Medokë.

Shkurt edhe për CV tuaj në rrugët që ju dërguan në universitetet prestigjioze si ai i Zagrebit në atë Metropolitan University të Londërs.

–  Pas perfundimit të shkollës së mesme në Prishtinë, disa shokë të mi dhe unë vendosëm që të provojmë të studiojmë jashtë Kosovës. Në atë kohë mundësitë që kishim ishin të limituara për të studiuar në ndonjë universitet në shtetet perindimire, kështu që Zagrabi ishte për të dishiruar. Unë e perzgjodha fakultetin ekonomik, drejtimin e tregtisë së jashtme, që në Kosovë në atë kohë nuk kishe mundësi ta studijoje në Universitetin e Prishtinës, sepse nuk egzistonte.

Pas perfundimit të studimeve në Zagreb, situata në Kosovë ishte e zymtë! Erdha në shtëpi për disa javë dhe pastaj u largova për në Mbreterin e Bashkuar, duke menduar që do të kthehem pas 6 muajsh. Sidoqoftë, kaluan 6 vite, ndërkohë ambiciet e mia ishin ende të mëdha, vendi më i qëlluar me një traditë shekullore për të marrë dituri të reja. Qasja dhe pragmatizmi britanik më kanë mahnitur, dhe kështu vendosa që t’i vazhdoj studimet, ku edhe u regjistrova në Metropolitan University, për mastër në biznesin ndërkombëtar. Përveç njohurive teorike dhe praktikës në kompani të ndryshme ndërkombëtare, janë edhe lidhjet që i krijon në boten e profesionistëve që ka një vlerë të madhe. Pas diplomimit, për një dekadë kam punuar në sektor të ndryshëm ekonomik. Kjo më mundesoi që të avansoj shkathtëstë e mia në biznes, banka dhe tregjet financiare, si dhe ligjet në fuqi dhe rrezikun e tregut.

Duke marrë parsysh që sot për të qenë konkurent me menaxherat më të sukseshëm të korporatave të ndryshme, duhesh të kesh njohuri të shumta të lamive ekonomike dhe financiare, qeverisjes korporative etj., vendosa ta bëj edhe një mastër tjetër. Përsëri zgjodha një shkollë të specializuar në botën e finaceve dhe tregjeve botërore, The London School of Business and Finance, ku mbarova një MBA me specializim në financa dhe menaxhimin e investimeve.

Nga miqtë tuaj, kolegët e profesionit, bashkëpuntorët dhe studentët çmoheni si njëri nga financierët më të sukseshëm i përfshirë në hartimin e politikave dhe rregulloreve që mbarështrojnë institucionet financiare; marrëdhëniet me klientët; zhvillimet e reja të biznesit; likuiditeti; sigurimi; kapitali privat: të gjitha thelbësore për suksesin.

Ajo që më se shumti më pelqen në botën e financave janë tregjet fnanciare, është një fushëbetejë e përhershme, ku vetëm ata që kanë integritet dhe kreativitet mund të qëndrojnë gjatë në këtë profesion. Fatkeqësisht te ne nuk ka zhvillime të tilla ende, por sot në botën virutuale mund të kesh qasje nga dhoma e ditës dhe t’i percjellësh, analizosh apo edhe të bëhesh pjesë e këtyre tregjeve. Eshtë për t’u çuditur se si te ne ka shumë njerëz që e ngatrrojnë kontabilitetin me finaca!

Cila ishte rruga që ju solli në qeverinë Kurti 1 në pozicionin e zv Ministrit të fnancave?

– Fillimisht më duhet të them se për mua ka qenë dëshpëruese të shikojë se si po degradohet çdo ditë Republika e Kosovës pothuajse në të gjitha aspektet. Shpresat se do të bëhet mirë çdo ditë e më shumë më shuheshin. Një ditë mora një telofnatë në Londër nga njëri prej ekonomistëve më të mirë që unë njof në nivel botëror, ishte profesor Besnik Bislimi, që me ftoi të bëhem pjesë e qeverisë Kurti. Unë nuk kam qenë anëtar i Vetëvendosjes, kur e pranova pozitën e zv. Ministrit të financave dhe transfereve, dhe u bashkova në qeverin Kurit 1 si ekspert i pavarur.

Jeni përcaktuar të aderoni në Lëvizjen Vetëvendosje dhe të kandidoheni për deputet për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës. Sa jeni mishëruar me programin e VV, po me ambientin e ri politik, aktivistët e vullnetarët e shumtë që gëlojnë këto ditë gjithandej në Kosovë për të sjellë ndryhsimin e madhë?

 Gjatë kohës sa punuam në qeverin Kurti 1, u binda që është e vetmja LVV që mundet t’i bëjë ndryshimet e mëdha në të mirë të Republikës dhe kombit. Duke pas vullnetin e madh që të kontriboj në zhvillimet ekonomike më se të duhura, vendosa të aderoj në LVV. Nëse qytetarët ma japin besimin do të jem një zë i fuqishim i tyre në Kuvendin e Republikës. Unë jam një nga ideatorët e pakos së rimëkëmbjes ekonomike dhe besoj që me implementimin e saj ekonomia gradualisht do të rivitalizohet.

Cili do të jetë objektivi juaj në këtë marshutë politike dhe duke qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës?

Objektivat e mia janë rritja e balancuar dhe gjithpërfshirëse ekonomike; përmisimi i strukturës së PBB-së përmes favorizimit të sektorve të caktuar eknomik; punësimi dhe favorizimi i ekonomisë (p.sh. fuqezimi i rolit të gruas dhe të rinjëve në ekonomi) dhe ruajtja e qëndrueshmerisë afatgjate dhe minimizimi i rrezikut fiskal të vendit.

Gjithashtu e kam edhe nje objektivë për mua shumë të rëndesishem! Unë jam rritur duke menduar që jam i Kosovës Lindore, por ia që doli të mos jetë ashtu. Ajo që po ndodh me Medokën është një tragjedi kombëtare. Pastrimi etnik i planifikuar mirë, dhe i egzekutuar me dekada nga Serbia është para purfundimit. Së shpejti do të vimë në pozitë ku Serbia do të thotë: për çka flisni, aty nuk ka shqiptarë! E pastaj do të vazhdojnë me Bujanocin dhe Preshevën. Krejt kjo punë e atoriteteve u intensifikua 20 vitet e fundit! Eshtë e pakuptimtë neglizhenca e qeverive tona, për pos para zgjedhjeve dhe pastaj gjithçka mbaron me heshtje.

Janë 4.800 adresa të çregjistruara nga regjistri civil në komunën e Medokës (Medvegjës); sot në Medokë është shumë vështirë të jesh shqiptar. Moslejimi i investimeve e rëndon jetën edhe më shumë, ku pothuajse është e pamundur të gjesh një vend pune.

Eshtë vetëm qeveria Kurti që për herë të parë iu doli në ndihmë qytetarëve të luginës gjatë pandemisë COVID-19. Ne arritëm që për herë të parë të dergojmë mjete financiare në tre komunat e Luginës si Republikë e Kosovës.

Nga ana tjetër shumë nga këta njerëz bredhin në Kosovë pa pasur asnjë dokument. Kam takur një djalë me prejardhje nga Medoka (Medvegja) të lindir 20 vite më parë, i cili nuk ka asnjë dokument. Shumë nga vendasit e mi kanë problem me dokumenta në Kosovë!

Në fund më lejoni te ceki që përmes grupit parlamentar të vetevendosjes unë do ta ngris këtë çeshtej në Kuvednin e Republikës. Eshtë LVV, respektivisht qeveria e saj e vetmja që i mbanë premtimet dhe këtë çështje pres se do ta adresoj si duhet./ Intervistoi: Pamfleti