Çdo e dhënë gjatë kohës së regjistrimit do të kontrollohet nëpërmjet bazave të të dhënave. – Përveç bazës së MPB-së, nëpërmjet së cilës regjistrohet hyrja dhe dalja nga shteti, do të shfrytëzohen edhe bazat e Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Politikës Sociale, Drejtorisë për të Ardhura Publike, por edhe bazat tjera të të dhënave. – Do të regjistrohet një muaj para fillimit të regjistrimit. Opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi duhet që të anulohet për vitin e ardhshëm
Shkup, 5 shkurt/ Gazeta FAKTI – Lidhur me regjistrimin e popullsisë që pritet të zhvillohet të zhvillohet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti, Enti Shtetëror i Statiskave është në përfundim e sipër të përgatitjeve që ky operacion statistikor të jetë sa më efikas. Përkitazi me këtë, sot në një conference shtypi Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski, e bëri publike Metodologjinë për përgatitje, organizim dhe zbatim të regjistrimit të popullsisë në prill, e cila, siç tha është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe mund të shihet edhe në ueb-faqen e ESSH-së. Ai i ftoi qytetarët që ta kuptojnë seriozitetin e këtij operacioni statistikor dhe se i njëjti bëhet për krijimin e politikave në interes të qytetarëve.
“Qytetarët munden vetëm të humbin nëse refuzojnë t’i japin të dhënat për regjistrim. Shfrytëzimi i këtyre të dhënave është në funksion të qytetarëve. Për atë dhe miratohet Ligj me të cilin jepet obligim për pjesëmarrje në regjistrim”, tha Simovski dhe sipas tij çfarëdo bojkoti ose refuzim të dhënies së të dhënave është vetëm në dëm të qytetarëve.
“Çdokush që do të tentojë që të refuzojë, të mos marrë pjesë në regjistrim i bën dëm vetes dhe të gjithë qytetarëve të shtetit. Apeloj që ta pranojnë regjistrimin, pasi që është aksion i dobishëm shoqëror. Ky nuk është interes i asnjë strukture politike në shtet, por i qytetarëve. Të dhënat nga regjistrimi kanë vlerë të madhe të përdorimit dhe para se gjithash në drejtim të zhvillimit të shoqërisë, në të gjitha elementet, nga ekonomia, arsimi, shëndetësia, e deri te jeta e përditshme e qytetarëve”, shtoi Simovski.
Ai nënvizoi se çdo e dhënë gjatë kohës së regjistrimit do të kontrollohet nëpërmjet bazave të të dhënave, duke apeluar te qytetarët që të japin të dhëna të besueshme. Simovski tha se përveç bazës së MPB-së, nëpërmjet së cilës regjistrohet hyrja dhe dalja nga shteti, do të shfrytëzohen edhe bazat e Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Politikës Sociale, Drejtorisë për të Ardhura Publike, por edhe bazat tjera të të dhënave.
Në lidhje me deklaratat politike për eventualisht anulimin e regjistrimit, Simovski tha se si ESSH nuk koment për deklarata politike dhe se udhëhiqen sipas Ligjit për Regjistrim, ku është konstatuar periudha për zbatim të regjistrimit dhe të gjitha afatet lidhur me regjistrimin dhe se Ligji patjetër duhet që respektohet.
Simovski tha se diaspora do të regjistrohet një muaj para fillimit të regjistrimit, gjegjësisht nëpërmjet aplikacionit që do të jetë në funksion më 1 mars. Theksoi se nëpërmjet këtij aplikacioni do të regjistrohen vetëm personat që ndodhen jashtë shtetit edhe atë me procedurë dhe kritere të veçanta, duke shtuar se bëhet fjalë për aplikacion të sigurt.
Kuvendi më 21 janar e ka miratuar Ligjin për Regjistrim të Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave në Maqedoninë e veriut, sipas të cilit regjistrimi duhet të zhvillohet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti. Ligji garanton mbajtjen e regjistrimit sipas standardeve ndërkombëtare dhe Eurostatit.
Opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi duhet që të anulohet për vitin e ardhshëm, dhe nëse insistohet që i njëjti të mbahet në pranverë, ajo të bëhet nëpërmjet rrugës elektronike. VMRO-DPMNE formalisht ka filluar edhe iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Regjistrim. Përballë qëndrimit të VMRO-DPMNE-së, LSDM është me qëndrim se një lloj i tillë i operacionit statistikor nuk do t’i japë të dhënat e plotë ashtu siç janë të nevojshme dhe sipas standardeve të Eurostat.
Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, paraprakisht deklaroi se sipas tij nuk do të ishte problem që zbatimi i regjistrimit të anulohet për në maj ose qershor, ndaj së cilës, pardje, kryeministri Zoran Zaev tha se një propozim i tillë mund të shqyrtohet, por, vetëm nëse bëhet fjalë për anulim për një ose dy muaj.
Regjsitrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.
https://www.stat.gov.mk/Dokumenti/Metodologija_Popis_final_al_1_chlen.pdf