Nga viti 2011 gjithsej janë dhënë 70 mijë pasaporta bullgare për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Deklaratat e “njohjes” së origjinës së tyre bullgare, të cilat qytetarët maqedonas nënshkruajnë kur aplikojnë për nënshtetësi bullgare, janë një detyrim që ata mendojnë se është një e keqe e domosdoshme, duke e konsideruar Bullgarinë dhe shtetësinë e saj si asgjë tjetër përveç “hapjes së derës” për Perëndimin
Shkup, 5 shkurt/ Gazeta FAKTI – Para konsullatës bullgare në Manastir, siç raportojnë mediat, qindra qytetarë po presin në radhë për t’i dorëzuar dokumentet për marrjen e pasaportës bullgare.
Për çdo ditë, qindra qytetarë maqedonas japin dokumente për marrje të pasaportave bullgare, ndërsa përveç qytetarëve të Manastirit, ka edhe nga Prilepi, Kavadari, Ohri Kërçova dhe Shtipi.
Pjesa më e madhe që kanë biseduar për “Nova Makedonia” thonë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka perspektivë dhe se nuk ka dalje tjetër përveç emigrimit.
Një grumbull maqedonasish duke pritur para konsulatës bullgare në Manastir
Në rajonin e Maqedonisë lindore tani më një numër i madh i qytetarëve janë pajisur me pasaportat bullgare. Numër rekord shënohet në qytetin e Dellçevës që është në kufi me Bullgarinë, ku 70% e banorëve tashmë kanë shtetësinë e dyfishtë.
Deklaratat e “njohjes” së origjinës së tyre bullgare, të cilat qytetarët maqedonas nënshkruajnë kur aplikojnë për nënshtetësi bullgare, janë një detyrim që ata mendojnë se është një e keqe e domosdoshme, duke e konsideruar Bullgarinë dhe shtetësinë e saj si asgjë tjetër përveç “hapjes së derës” për Perëndimin
Të publikohet lista e shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë pasaporta bullgare. Këtë e pat kërkuar kohë më pare eurodeputeti bullgar, Andrej Kovçev dhe konfirmon se në mesin e tyre ka politikanë, persona nga pushteti dhe opozita, por ka edhe diplomatë, gazetar dhe profesorë.
“Në fakt, të gjithë këta njerëz deklaruan se ata ndjehen bullgarë etnikë dhe se prindërit dhe gjyshërit e tyre janë gjithashtu bullgarë etnikë. Midis bashkatdhetarëve tanë janë shumë politikanë të mëparshëm dhe aktualë, ish-kryeministra, ish-ministra dhe ministra aktualë, kryetarë komunash, deputetë nga Kuvendi i mëparshme dhe ato aktualë (disa prej të cilëve votuan kundër marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë), anëtarë të udhëheqjes së dy partive kryesore, diplomat, biznesmen, gazetarë kryesorë, profesorë të universiteteve”, tha Kovaçev.
Ish zëvendës ministri i jashtëm Andrej Zhernovski në një studio televizive pat thënë se është i interesuar të dijë sa prej “patriotëve” aktualë në vend kanë një pasaportë Bullgare.
“Unë gjithmonë kam dashur të di numrin e qytetarëve maqedonas me pasaporta bullgare. Unë jam i interesuar për atë që politikanët maqedonas morën pasaporta bullgare, sepse ne kemi parë patriotizëm kohët e fundit, kështu që më intereson sa prej atyre patriotëve kanë pasaporta bullgare”, tha Zhernovski.
Sipas tij, ne do të hyjmë në Bashkimin Evropian si maqedonas, ashtu si u anëtarësuam në NATO.
“Po, unë e konsideroj këtë një fyerje të drejtpërdrejtë për ne, një shkelje e rëndë e marrëveshjes me Bullgarinë, kjo është gjithashtu një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është në kundërshtim me atë që është një letërnjoftim i vendit tonë, një letërnjoftim për identitetin tonë, sepse ne jemi maqedonas, sepse ne si maqedonas u anëtarësuam në NATO dhe ju siguroj se si maqedonas do të hyjmë në Bashkimin Evropian”, thotë Zhernovski.
Është raportuar se nga viti 2011 gjithsej janë dhënë 70 mijë pasaporta bullgare për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.