• Today is: Monday, November 25, 2024

NUK DIHET SAKTËSISHT KUR MBËRRIJNË VAKSINAT NË MAQEDONI

fakti
February04/ 2021

Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë saktësuar se kur do të mbërrijnë vaksinat e para dhe kur do të fillojë fillon vaksinimi, ndërkohë që për zbatim të vaksinimit do të përdoret infrastruktura ekzistuese shëndetësore dhe kuadri i cili deri më tani ka vaksinuar. Ndërkohë disa qytetarë nga Maqedonia po shkojnë të marrin vaksina kineze në Serbi

 

Shkup, 4 shkurt/ Gazeta FAKTI – Ministria e Shëndetësisë pret që këtë muaj të bëj shpërndarjen e njëpasnjëshme të dozave të vaksinave Covid-19 nga prodhuesit “Pfizer” dhe “Sinofarm”.

“Ne po presim orarin e mekanizmit Covax me dërgesa të sakta sipas sasive dhe afateve, që më pas të dalim me detaje para opinionit. Në shkurt, nuk do të ketë vaksinime masive, por një proces të saktë të organizuar të vaksinimit, dmth ne do të zbatojmë fazën e parë të Strategjisë Kombëtare për Imunizim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për portalin “Plusinfo”.

Nga kjo ministri ende nuk kanë saktësuarse kur do të mbërrijnë vaksinat e para dhe kur do të fillojë vaksinimi, tranmseton agjensia e lajmeve  INA.

Ndërkohë, Televizioni publik I Serbisë, njoftoi se rreth 70 qytetarë që kanë nënshtetësi të dyfishtë, të Maqedonisë së Verit dhe Serbisë, janë vaksinuar në qytetin kufitar – Vranje. Për momentin shfrytëzohet vaksina kineze që merret edhe nga qytetarët e vendit tonë. Televizioni shtetëror serb ka takuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, mes tyre edhe punonjës shëndetësor.

“Në Shkup nuk kam mundësi, për shkak se nuk ka vaksina në Maqedoni. Vendosa për shkak se kam shtetësi të dyfishtë, të Maqedonisë dhe Serbisë. Dorëzova kërkesë për të pranuar vaksinën. Mora përgjigje dhe datën e vaksinimit”

“Unë jam punonjëse shëndetësore, punoj në laborator. Nuk e dijmë se kur do të vaksinohemi dhe për këtë shkak vendosëm ta marrim vaksinën këtu në Vranje”, transmeton Klan Maqedoni.

Të dhënat e Qeverisë së Serbisë thonë se, deri më tani, më shumë se gjysmë milionë njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19. Serbia renditet e dyta në Evropë sipas numrit të vaksinimeve në 1 milionë banorë, menjëherë pas Britanisë së Madhe. Sa I takon rajonit, Serbia bindshëm është në vendin e parë.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut  ka theksuar se vaksinimi do të zhvillohet në tre faza.

Në fazën e parë, është paraparë të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët janë në linjën e parë në përgjigje në kushte spitalore me rrezik të lartë dhe shumë të lartë për përfitim dhe bartje të infektimit. Në këtë fazë, është paraparë të vaksinohen edhe grupet prioritare në vijim: personat e moshuar me rrezik të lartë për të zhvilluar së mundje, komplikime dhe epilog të vd ekjes, definuar me rrezik në bazë të moshës, persona më të moshuar se 70 vjeç.

Në fazën e dytë, është paraparë të vaksinohen grupet e personave të moshuar me rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundje, komplikime dhe vd ekje, të cilët nuk janë përfshirë në fazën e parë, persona të moshës prej 65 vjeç dhe më të moshuar.

Në planin për vaksinim, janë përfshirë edhe personat e moshës prej 20-65 vjeç me komorbiditete apo gjendje shëndetësore të determinaur si rrezik jashtëzakonisht i lartë për fitim të sëmundjes së rënë, komplikime apo vdekje.

Punonjësit shëndetësorë me rrezik mesatar për të fituar dhe bartur infektim, të punësuar në institucione vitale për funksionim normalë të shoqërisë, si dhe të punësuar në institucione arsimore të përfshirë në mësim me prani fizike dhe të punësuar në kopshte të fëmijëve.

Në fazën e tretë, të përfshirë me vaksinim janë grupet prioritare: vendet e tjera esenciale të punës për funksionim normal të shoqërisë, të punësuar të tjerë në arsim (fillor, të mesëm dhe të lartë), grupet sociale me rrezik të shtuar të fitimit dhe bartjes së infektimit sepse nuk janë në gjendje të mbajnë distancë fizike, punonjësit shëndetësorë me rrezik të ulët për të përfituar dhe bartur infektim dhe personat e shëndoshë të moshës 30-64 vjeç.

Për zbatim të vaksinimit do të përdoret infrastruktura ekzistuese shëndetësore dhe kuadri i cili deri më tani ka vaksinuar. Në radhë të parë, ato janë shërbimet preventive për imunizim në kuadër të Shtëpive të shëndetit në të cilat bëhet imunizimi i detyrueshëm dhe shërbimet epidemiologjike në Qendrat për shëndet publik dhe njësitë e tyre rajonale, në të cilat bëhet imunizimi sipas indikacioneve epidemiologjike dhe klinike.

Rekomandimet për respektim të të gjitha masave mbeten edhe më tutje, posaçërisht pasi që tek tre persona në vend është detektuar lolji britanik i koronavirusit në vend, për të cilin personat profesionistë thonë se ekzistojnë njohuri se po përhapet më shpejtë nga llojet e kaluara.