Dje prezentova një fotografi të falsifikuar të dy drejtuesve të listës Sërbska: Slavko Simiç dhe Goran Rakiç, të cilën militantët e partive dhe jo vetëm, po e shpërndanin gjithandej në rrjetet sociale. Ndërkaq sot agjitpropët e kësaj maskarade për të sforcuar “argumentin”, se gjoja Albin Kurti është “pro serbë e kundër pavarësisë”, përmes militantëve të tyre, po shpërndajnë një pamflet me shpifje tipike në stilin e ish-UDB’ës, sot BIA-s!
Nga Sheradin BERISHA
Dje prezentova një fotografi të falsifikuar të dy drejtuesve të listës Sërbska: Slavko Simiç dhe Goran Rakiç, të cilën militantët e partive dhe jo vetëm, po e shpërndanin gjithandej në rrjetet sociale. Në fotografinë e falsifikuar kokën e Albin Kurtit e kishin vënë mbi trupin e Slavko Simiçit për t’i treguar mediokërve partiak, se si “Albin Kurti po bashkëpunon me Listën Sërbska, e cilia është kundër pavarësisë dhe si e tillë dorë e zgjatur e Serbisë”!
Ndërkaq sot agjitpropët e kësaj maskarade për të sforcuar “argumentin”, se gjoja Albin Kurti është “pro serbë e kundër pavarësisë”, përmes militantëve të tyre, po shpërndajnë një pamflet me shpifje tipike në stilin e ish-UDB’ës, sot BIA-s!
Me këtë rast shpërndajnë një pamflet me titull: “Albin Kurti agjent serbë, ja e vërteta!” Për të “faktuar” këtë shpifje të pashembullt bëjnë një montim të fotografisë së Albin Kurtit në një tavolinë me ish presidentin jugosllavë, Vojisllav Koshtunica, ndërsa në mes të tavolinës kanë vënë edhe një dokument gjoja “Top Secret” të “shërbimit sekret serb” për të dëshmuar se Albin Kurti është “agjent serbë”!
Poshtë këtij fotomontazhi shkruajnë: “Pak shqiptarë e dijnë se Albin Kurti është agjent i Serbisë! Dokumenti i paraqitur dhe fotografia e Kurtit me Koshtunicën janë fakti më i madhë. Ndash e votove W-në ndash e Votove listën Serbe është e njejtë”!!!
Fotografia e Kurtit me Konshtunicën është një montim amatoresk (shikoni në fund foton 2) të cilën nuk ia vlen të komentohet, ndërsa dokumenti i paraqitur në përmasa kaq të vogla në vetvete tregon se nuk është dokument ‘top secret’ i shërbimit sekret serbë për të dëshmuar se Albin Kurti na qenka “agjent serb”! Po të ishte dokument i i këtij shërbimi që e prezentojnë si të tillë shpifësit e këtij pamfleti do ta kishin publikuar në format të zmadhur, jo kaq të zvogluar për të mos u lexuar!
– Çfarë dokumenti prezentohet në pamflet?
– Në fakt ky është një vendim i ish presidentit të federatës jugosllave, Vojisllav Koshtunica, i lëshuar më datë 7 dhjetor 2001, për faljen dhe lirimin e Albin Zaim Kurtit nga mbajtja e mëtejshme e dënimit. Këtë vendim e ka botuar gazeta ditore serbe “Kurir”, më 14 tetor 2019!
(Lexoni në foto faksimilin e këtij vendimi, të cilin shpifësit e pamfletit po e “shesin” si dokument “Top secret” të shërbimit serb!)
Në çdo vend të botës faljen e dënimit e bëjnë presidentët e shtetit, dhe Koshtunica në këtë kohë ua falë dënimin jo vetëm Albin Kurtit por edhe shumë të burgosurve tjerë shqiptarë dhe jo vetëm.
Lidhur me lirimin e Albin Kurtit dhe të tjerëve nga burgu, avokati i njohur Toma Fila ka deklaruar se Koshtunica me presionin e perëndimit, SHBA’ve dhe Evropës e ka liruar Kurtin dhe të gjithë shqiptarët e denuar!
Në vijim lexoni deklaratën e plotë të avokatit:
“Toma Fila
PERËNDIMI E DETYROJ KOSHTUNICËN
Avokati Toma Fila thotë se Koshtunica liroi Kurtin sepse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan atij:
– Situata ishte e tillë që presioni i Perëndimit mbi Koshtunicën ishte shumë i madh. Evropa dhe Amerika i kërkuan Koshtunicës që të lirojë Kurtin. Na u desh të lirojmë të gjithë shqiptarët nga Kosova që u dënuan. Ne gjithashtu liruam vrasësit e menjëhershëm (ordinerë), por Kurti nuk ishte. Kurti më pas refuzoi të flasë në gjyq, për të mbrojtur veten, ai tha se nuk e njoh atë gjykatë, por vetëm gjykatën e shqiptarëve.”
Lexoni deklaratën e avokatit Fila në origjinal:
“Toma Fila
ZAPAD NATERAO KOŠTUNICU
Advokat Toma Fila kaže da je Koštunica oslobodio Kurtija jer su to Evropa i SAD tražili od njega:
– Situacija je bila takva da je pritisak Zapada na Koštunicu bio preveliki. Evropa i Amerika su tražili od Koštunice da pusti Kurtija. Sve Albance sa Kosova koji su bili osuđeni morali smo da oslobodimo. Puštali smo i neposredne ubice, to Kurti ipak nije bio. Kurti je na sudu tada odbio da govori, da se brani, rekao je da ne priznaje taj sud, već samo sud Albanaca.”
(Lexoni faksimilin e kësaj deklarate në foto:)
Kjo është e vërteta sa i përketë dokumentit të paraqitur në pamfletin e shpifjeve që po qarkullon në mënyrë virale në rrjetet sociale!
DISA THËNIE PËR SHPIFJEN!
1. Diane de Poitieres, dukeshë franceze (1500 – 1566) lidhur me shpifjen thotë: “Shpifja është si një monedhë false. Shumë njerëz, që nuk janë në gjendje ta prodhojnë, e qarkullojnë pastaj pa e vrarë mendjen.”;
2. Filozofi Iindian, Vrddhacanakya:”Të përvëluar nga zjarri i mprehtë i lavdisë së tjetrit, njerëzit e poshtër, të paaftë për të arritur lartësi, shfryjnë me shpifje.”;
3. Filozofi i antikitetit, Sokrati (470 – 399 p.e.s): “Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit! Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi”.
4. Politikani italian, Francesko Crispi (1818 – 1901): “Shpifja nuk i përfillë fare nediokrët, ajo u kapet të mëdhenjve”;
5. Shkrimtari francez, De Balzaku (1799 – 1850): “Kush di të lajkatojë, di edhe të shpifë”.
Pamfleti i shpifjeve “Albin Kurti agjent serbë, ja e vërteta!”
Shikone fotografinë e falsifikuar të Albin Kurtit!
Vendimi i Koshtunicës për lirimin e Kurtit nga burgu, datë 7 dhjetor 2001, i publikuar në gszetën “Kurir” më 14 tetor 2019
Deklarata e avokatit Toma Fila