• Today is: Monday, November 25, 2024

Përdorja e Rugovës si tymnajë për të mjegulluar figurën e Albin Kurtit!

fakti
February01/ 2021
Sot më me rëndësi qenkan fjalët e Albinit për Rugovën në vitin 2006 se sa instalimi i korrupsionit dhe zhvatja e shtetit nga PDK-LDK. Kjo nuk bëhet nga dashnia e madhe për Rugovën që e kanë disa gazetarët e caktuar, por kjo po bëhet nga frika dhe tentimi për ta parandaluar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Nga Zenel MIFTARI
Eh tash paramendojeni, sot më e rëndësishme në Kosovë është se çka ka thanë Albini para 15 viteve për Ibrahim Rugovën, sesa gjendja financiare e qytetareve dhe kriza ekonomike që e pret Kosovën. Sot më me rëndësi qenkan fjalët e Albinit për Rugovën në vitin 2006 se sa instalimi i korrupsionit dhe zhvatja e shtetit nga PDK-LDK. Kjo nuk bëhet nga dashnia e madhe për Rugovën që e kanë disa gazetarët e caktuar, por kjo po bëhet nga frika dhe tentimi për ta parandaluar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pra, e vetmja mënyrë ku munden me ja gjetën një të keqe Albinit dhe Vetëvendosjes, janë fjalët e tyre për eksponent politik që tani më nuk jetojnë.
Në këtë mënyrë ata po tentojnë ta hidhërojnë votuesin e dëshpëruar të LDK-së, të cilët tradicionalisht kanë votuar për këtë parti vetëm hatri i Rugovës dhe kontributit të tij politik për Kosovën. Por tani që është kthjellur ai votues, që nuk duhet të votohet për hatër por për platformë politike dhe për të ardhmen e fëmijëve, këta gazetar përsëri dëshirojnë t’i hedhin hy syve të atij votuesi që përsëri ta votoj LDK-në e Isa Mustafës, jo të Rugovës.
Nga “istikami” tjetër, gazetarët po hedhin akuza si “bomba” se Albini është kundër luftës së UÇK-së. Kjo bëhet që votuesin e dëshpëruar të PDK-së, i cili vazhdimisht ka votuar për këtë parti shkaku i kontributit të eksponentëve të kësaj partie gjatë luftës, por të cilët pas luftës kanë zhvatur shtetin dhe kanë varfëruar qytetarin. Por tash e ka parë që ëdhtë koha për ndryshim dhe përmes kësaj forme ata dëshirojnë ta mbajnë sa më larg Vetëvendosjes këtë votues. Pra përmes disa “fake news”, dhe fotomontazheve, po tentojnë që ta paraqesin Albinin si agjent i Serbisë dhe mohues i luftës dhe vlerave të saj, i cili kinse sipas tyre nuk i respekton ushtarët e UÇK-së dhe luftën e lavdishme të saj e kështu me radhë. Po hedhin vnerë dhe po bëjnë akuza të pa baza.
Pra, problemet e qytetareve që ballafaqohen çdo ditë me realitetin e hidhur si papunësia, krimi i organizuar, padrejtësia gjinore, korrupsioni, kualiteti i dobët i arsimit dhe problemet tjera janë probleme sekondare për këta gazetar dhe jo primare siç duhen të jenë. Por primare për ata janë fjalët e Albinit për Rugovën. Pra qëllimi i tyre është që të hapin debat pa nevojë që ta hidhërojnë qytetarin e Kosovës, për ta mos votuar Vetëvendosjen, por për cilën do parti tjetër politike në Kosovë, sepse pas zgjedhjeve përsëri të gjithë tjerët do bëhen bashkë kundër Vetëvendosjës. Ashtu siç kishte thënë dhe një kandidat për deputet nga radhët e një partia politike në një miting me qytetarët: “Cilën do parti politike votoni, por ju lutem mos votoni për Vetëvendosjen dhe Albinin”.