• Today is: Sunday, November 24, 2024

Shënohet viktima e parë nga virusi britanik në Maqedoninë e Veriut

fakti
January31/ 2021

Lloji i ri britanik u zbulua në një 46-vjeçar nga Shkupi i cili tashmë është shëruar. Do të shqyrtohet mundësia që të mos ketë të tjerë të infektuar me këtë virus të rrezikshëm

 

Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi u bëi ditur nga mjeku Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”. Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, ku një person i cili rezultoi pozitiv humbi jetën si pasojë e virusit. Rasti i dytë ishte në 18 janar, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë.