Pasigurinë në këtë pjesë të Kosovës nuk e sollën Kurti e Osmani, por atë e gjetën aty mbetjet e një shteti imagjinar dhe gërmadhat e një krenarie false që e kishin projektuar postkomandantët e veshur më kostume politike të blera lirë dikund aty afër Urës së Ibrit,a aty ku në qershor të 1999-tës i kishin bërë do pazare të fëlliqura për njëfarë detanti misterioz
Nga Emin AZEMI
Ja slogani i ditës së sotme: “Kurti dhe Osmani e turpëruan shtetin e Kosovës.”
Për cilin shtet e keni fjalën?
Kurti dhe Osmani kishin menduar se edhe në veri të Mitrovicës kishte shtet të Kosovës, prandaj ata shlirë shkuan atje, sepse kështu ishte përhapur fama 20 vjeçare mbi pacënueshmërinë e territorit të shtetit të Kosovës. Por në vend të kësaj, Kurti dhe Osmani atje gjetën mbetjet e një shteti imagjinar dhe gërmadhat e një krenarie false që e kishin projektuar postkomandantët e veshur më kostume politike të blera lirë dikund afër Urës së Ibrit, aty ku në qershor të 1999-tës i kishin bërë do pazare të fëlliqura për njëfarë detanti misterioz.
Pasigurinë në këtë pjesë të Kosovës nuk e sollën Kurti e Osmani, por atë e gjetën aty, bashkë me jehonën e një patetizmi të gërditshëm të kritikuesve fejzbukjan, të cilët asnjëherë nuk e bënë problem mosshtrirjen e sovraniteti shtetëror të Prishtinës zyrtare në këtë pjesë të Kosovës, siç janë të prirur tash të tallen me dy protagonistë kryesor të politikës kosovare, të cilët nuk janë asgjë tjetër përpos viktimë e një realiteti trivial antikosovë të prodhuar tash e 20 vite.
Pulat më të lagura të këtij realiteti trivial janë pikërisht ato klane politike të Kosovës, të cilët ditën aktronin njëfarë karshillëku ndaj Serbisë (me ndonjë barkë të huazuar nga skenat filmike të James Bondit) , kurse natën bënin pazare për një grusht vota nga Srpska Lista dhe për ndonjë maunë pa doganë.
Çdo politikan që do të drejtojë në të ardhmen Kosovën, do të ballafaqohet me efektet e këtij realiteti, i cili i ngjan rrathëve koncetrikë në ujë: Sa më të rëndë gurët që hidhen në ujë, aq më të shpesht dhe më të shpejt bëhen këta rrathë.
Deri më tani në ujërat e poltikës së Kosovës janë gjuajtur disa guralecë, që nuk i kanë trazuar peshqit e mëdhenjë të mafias politike të veriut të Kosovës, prandaj tani kur dikush nga Prishtina bënë ndonjë lëvizje në këtë pjesë, bëhen bashkë edhe mafiozët shkie edhe dashakëqinjtë tanë.
Gjithmonë bëhen bashkë ata që janë kundër ndryshimeve politike në Kosovë dhe kjo pritet të ndodhë edhe në ditët në vijim, kur pikërisht Lista Serbe ka të ngjarë të favorizohet së tepërmi nga disa kruzhoqe politike të Prishtinës vetëm e vetëm Kurti e Osmani të mos jenë prijëtar të këtij ndryshimi të madh politik.
E mira e së mirës do të ishte të jetë i rremë ky parashikim, por për të mos i besuar të keqes duhet ta luftosh atë, madje duke filluar në oborrin dhe shtëpinë tënde.