• Today is: Sunday, November 24, 2024

U protestua për “Monstrën”, policia përdori gaz lotsjellës

fakti
January29/ 2021

Me thirrje ” Duam drejtësi”, ” Poshtë tradhtarët” dhe “Poshtë Qeveria” të premten (29 janar) në Shkup është mbajtur marshi protestues për të shprehur pakënaqësitë mbi rastin “Monstra”. Marshi ka filluar nga parku i Çairit dhe ka mbaruar para Prokurorisë së Përgjithshme Shkup.

Në fjalët përfunduese për rastin “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai kishte thënë se Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq i kanë kryer vrasjet. Më pas Haki Aziri akuzohet se u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. E sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova.

Kreu i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari i shoqëruar prej mijëra protestuesve, ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësorë që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë për rastin “Monstra”, prej ku kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit në këtë rast.

Bedri Ajdari gjithashtu kërkoi shkarkimin e prokurores Fatime Fetai.

“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desht që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë, që është e paligjshme në bazë të Kodit Penal.
“Ne nuk kemi edukuar familjet tona të shkaktojnë vrasje makabre. Ne i dënojmë aktet terroriste dhe jonjerëzore, por gjithmonë i mbrojmë të pafajshmit. Kërkojmë të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai. Kërkojmë ndihmë nga ndërkombëtarët të ndihmojnë të zbardhet ky rast dhe gjitha rastet tjera e montuara, të mos trajtohet nga këndi politikisht siç e sheh prokuroria.” shprehet ai.”, tha  Ajdari.

Në ndërkohë protestuesit nuk u lejuan që protestën ta vazhdojnë deri të Prokuroria Publike Themelore. Pas përpjekjeve të protestuesve të marshkojnë mëtej, erdhi reagimi i policisë e cila hudhi gaz lotsjellës për zbrasjen e protestuesve.