• Today is: Monday, April 29, 2024

I PARABURGOSURI VDIQ NGA ZEMRA POR REZULTOI TË KETË PASUR COVID-19?

EA
April09/ 2020

Shkup, 9 prill/Gazeta FAKTI – I paraburgosuri në burgiun e Shutkës i cili ndërroi jetë nga sulmi kardiak, nuk kishte simptrome të virusit korona, mirëpo obduksioni ka treguar se ai ishte me koronavirusi pozitiv, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në paraqitjen e sotme para mediave. Sipas tij tani po bëhen anketra epidemiologjike me të gjithë perdsonat që i ndjeri ka kontaktuar në burg.
Ai ka folur edhe për një të strehuar në Shtëpinë e pleqëve në Manastir, i cili gjithashtu ka rezultuar me test pozitiv të virusit korona. Filipçe tha se edhe me këtë rast do të testohen edhe banorët tjerë që kanë pasur kontakt me të infektuarin.

“Po bëhemi gati për periudhën kur kulmi i infektimeve do të jetë në fund të muajit prill.  Dua t’i prosis qytetarët se nuk do të kthehet jeta në normalitet, nëse i referohemi edhe përvojave të shteteve tjera. Gjithmonë ekziston për rreziku pëpr pikun e dytë të të infektuarve, tha Filipçe.