• Today is: Friday, May 3, 2024

NË FERIZAJ U PIKËTAKUAN VUAJTJET E HEBRENJVE DHE TË SHQIPTARËVE

fakti
January27/ 2021
Fatet e popujve të shtypur janë gati identike dhe ato jo rrallë pikëtakohen edhe nëpër stacione trenash. Një pikëtakim i tillë, por në kohë të ndryshme, kishte ndodhur edhe në të kaluarën, pikërisht në këtë stacion, kur shqiptarët shpërnguleshin,  për në Turqi përmes linjës hekurudhore Ferizaj- Shkup-Selanik-Stamboll, ndërkohë që hebrenjtë gjatë LDB depërtoheshin në një drejt të kundërt, në drejtimin që s’kishte kthim prapa, e që përfundonte në kampet naziste të vdekjes në Gjermani, Poloni e gjetiu.
Nga Dr. Skender ASANI
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ndodhemi në Ferizaj, para kësaj pllake e cila nuk është thjesht një objekt i ngurtë, por mbi të gjitha është pjesë organike e kujtesës sonë mbi një të kaluar të hidhur të popullit hebre, i cili pati fatin e keq të sprovohet me murtajën vdekjeprurëse të holokaustit.
Vendodhja e kësaj pllake na kujton ditët kur ky stacion hekurudhor ishte bërë dëshmia më rrëqethëse e deportimit të hebrenjve.
Kjo dëshmi më së miri mund të ilustrohet përmes rrëfimit i Mimi Kamhi Ergas – Faraxhi: një hebreje nga Shkupi, e cila kishte përfunduar në Ferizaj (mars,1943), në rrugë e sipër për të shpëtuar nga konvojët e vdekjes:
“Para meje pashë vijën hekurudhore dhe një konvoj vagonësh që po kalonin ngadalë. Dritaret e vogla ishin të mbyllura me shufra hekuri dhe përmes tyre mund të shiheshin shumë duar që kërkonin ndihmë. Kam dëgjuar ulërima dhe të qara. Nga dy anët e vagonëve ushtarët gjermanë po vraponin dhe bërtitnin. Në atë moment kuptova se ishte transportimi i hebrenjve të Shkupit në Gjermani dhe kampet e përqendrimit”.
Është kjo një pjesë nga rrëfimi i Kamhi Ergas – Faraxhi, shkëputur nga libri UDHËTIMI, i botuar në vitin 2017 nga ana e ITSHKSH në Shkup.
Tani kur nderojmë dhe përkujtojmë viktimat e Holokaustit, pikërisht në këtë stacion hekurudhor, pashmangshëm na imponohet nevoja për të rikthyer memorien në momentet më pikëlluese që ndërlidhen pikërisht me këtë stacion dhe me këtë hekurudhë.
Fatet e popujve të shtypur janë gati identike dhe ato jo rrallë pikëtakohen edhe nëpër stacione trenash. Një pikëtakim i tillë, por në kohë të ndryshme, kishte ndodhur edhe në të kaluarën, pikërisht në këtë stacion, kur shqiptarët shpërnguleshin, që nga prej kohës së luftërave ballkanike e deri në vitet 60-të të shekullit të kaluar, për në Turqi përmes linjës hekurudhore Ferizaj- Shkup-Selanik-Stamboll, ndërkohë që hebrenjtë gjatë LDB depërtoheshin në një drejt të kundërt, në drejtimin që s’kishte kthim prapa, e që përfundonte në kampet naziste të vdekjes në Gjermani, Poloni e gjetiu.
Mbi binarët e këtij stacioni ishin derdhur lot pikëllimi e trishtimi nga ata që po ndaheshin prej të afërmve të tyre. Shqiptarët vajtonin familjarët e tyre që po degdiseshin shkretëtirave të Anadollit, kurse hebrenjtë po i fiksonin në kujtesë fytyrat e të afërmve që nuk i panë më asnjëherë.
Duke qenë koshient për pasojat që sjell robëria dhe dhuna, shqiptarët më mirë se kushdo tjetër i kishin kuptuar vuajtjet e hebrenjve, prandaj kishte edhe jo pak zyrtarë shqiptarë në adminstratën fashiste italiane këtu në Ferizaj e gjetiu, që ndihmonin hebrenjtë të dalin nga burgjet dhe të kalojnë në zonat e sigurta, siç ndodhi me Kamhi Ergas – Faraxhi, e cila gjekti strehim në Shkodër.
Këto dhe përvoja të tjera janë sistemuar në formë dëshmish edhe në librin e sipërpërmendur, ku solidariteti i shqiptarëve, brenda mundësive që i kishin, tejkalonte kufijtë e shtetrrethimit fashist të vendosur nëpër vendbanimet e ndryshme të Kosovës e Shqipërisë.
Uroj që Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit të na shërbejë si një referencë humanizmi e solidariteti global, kurse pllaka që po zbulojmë sot në Ferizaj, le të jetë një trokitje lehtë në ndërgjegjet e secilit për të mos lejuar hyrjen e ksenofobisë dhe urrejtjes në mjediset tona.
Ferizaj, 27 janar, 2021
May be an image of ‎text that says '‎KERIZAJ Nẽ kujtim tẽ mijera hebrenjeve tẽ deportuar nga Greqia dhe Maqedonia per nẽ kampet shfarosjes prane stacionit hekurudhor tẽ Ferizajt Qytetaret Ferizajt me nderimet mẽ tẽ larta do 'i kujtojne sot, neser dhe pergjithmone "NE NUK JU HARRUAM הרכבת תחנת ליד ההשמדה למחנות ומממווויה מיוון שגורשו יהודים אלפ לזכר ולתמיד מחר היום, יזכרו ביותר הגבוה הכבוד פריז' אזרחי אותך" שכחנו "לא In memoriam of thousands of Jews deported from Greece and Macedonia to the extermination camp, located near the railway station in Ferizaj. The citizens of Ferizaj will remember them today, tomorrow and forever. "NEVER FORGOTTEN"‎'‎