• Today is: Sunday, November 24, 2024

E VËRTETA MBI LINDJEN E UÇPMB-ës!

fakti
January26/ 2021
Pra 15 korriku i v.1999, pushka e parë e 15 nentorit 1999 dhe beteja e 26 janarit e v.2000 dhe gjaku i vellezërve Saqipi, janë momente e ngjarje historike te cilat ndikuan qe pas 26 janarit, kushtrimit të lirisë t’i pergjigjeshin mijëra vullnetarë të Lugines e viseve shqiptare dhe kështu të vazhdonte lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc – UÇPMB!
Nga Ahmet Asani
Në fund të qershorit 1999, luftëtari i Ushtrisê Çlirimtare e Kosovës Shefket Asani, kishte vendosur të këthehej në shtepinë dhe fshatin e tij të Lindjes në Dobrosin! Ishte këthyer ashtu siç kishte qenë në luftë, me uniformë ushtarake me simboli të UÇK-ës dhe me pushkën e tij automatike në krah! Qëllimi i këthimit te tij në fshatin e lindjes Dobrosin, që ndodhet në Luginën e Preshevës, komuna e Bujanocit, ishte themelimi i Ushtrise Çlirimtare, ushtri kjo e cila shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i mbronte nga paramilitarët, ushtria dhe policia serbe!
May be an image of 1 person
Shefket ASANI
THEMELIMI I USHTRISË DHE PUSHKA E PARË!
Më 15 korrik 1999 ne fshatin Dobrosin, Sheket Asani kishte themeluar njësitin e pare te Ushtrisë Çlirimtare! Kater muaj me vonë më 15 nëntor 1999, policia serbe në befasi kishte ardhur ne fshatin Dobrosin per ta vrarë komandant Shefket Aasanin! Pa arritur ti paralajmroj shoket e njesitit, Sheket Asani u del vet ball per ball policëve serb dhe kështu e kris pushkën e parë në Luginë, duke luftuar vet kunder nje njesiti prej rreth 10 policësh. Pas nje beteje 2 orëshe, policèt serb të friksuar, kokulur ishin larguar nga fshati Dobrosin!
Keto krisma të para të lirisë te dites 15 nentorit 1999, kishin jehuar si kushtrim lirie ne gjitha anet e atdheut! Ketij kushtrimi të pushkës se Shefket Asanit, të ketij themeluesi të parë të Ushtrisë Çlirimtare në Luginën e Preshevës, të paret iu kishin pergjigjur trimat e Adem e Hamzë Jasharit nga Drenica heroike!
Për tri ditë nga Kosova në Dobrisin vullnetarisht kishin ardhur mbi dy mijë luftëtarë të lirisë! Atbotë shkaku i perçarjeve politiko-ushtarake në Kosovë dhe ndikimit të ketyre percarjeve ne Luginën e Presheves, keta ushtar vullnetar u deshtë qe të këtheheshin kah kishin ardhur!

SHUMË KOMANDANTË E PA MBESHTETJE NGA KOSOVA!

 

Se si ishte gjendja ne terren në ate kohë komandant Shefket Asani e përrshkruan me këto fjalëi: ” …kandidat per komandanta nga Dobrosini u paraqiten 32 me mua 33…prej Konçulit 50 me Shefket Musliun 51, të Lluçanit me komandant Balën 81, Tërrnoci e Turi Tërrnoci si ma trima shpi e komandant, në krye me komandant Lleshin bojn 1001 komandanta.. ” !!

Kështu me shumë komandantë e pa mbeshtetje nga Kosova, vazhdon kujtimet Shefket Asani, “… mrenda nji jave kjo ushtri u detyru te kthehet kah kishte ardh, jon kthy me lot ne sy, disave ju rreziku armatimi prej KFOR it, ky deshtim …ishte humbje e madhe komtare…” perfundon tregimin luftetari i lirisë, pushka e pare dhe themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare per Preshevë, Bujanoc e Medvegjë Shefket Asani!
“Me 26 janar të vitit 2000 ka kërsit pushka e dytë, vazhdon kujtimin e tij Shefket Asani…” Ishte kjo nje betejë ku kesaj radhe komandant Shefketit do ti dalin në ndihmë ushtaret besnik me te cilët me 15 korrik 1999 kishte themeluar Ushtrinë Çlirimtare! Bashkë me Vebi Hajdarin e disa luftetarë te cilet kishin vendosur t’mos e lenin te vetëm komandant Shefket Asanin, me 26 janar ishte bere nje betejë e madhe kunder nje njesiti te madh te polcisê serbe! Edhe në këtë betejë te 26 janarit te vitit 2000, policët serb te friksuar e te turpëruar, me dy polic te plagosur e kishin lene betejën dhe kishin ikur ! Ate dite policia serbe kishte vrarë dy vellezerit Saqipi, të cilet të paarmatosur po ketheheshin me traktor nga mali per ne fshat.
Pra 15 korriku i v.1999, pushka e parë e 15 nentorit 1999 dhe beteja e 26 janarit e v.2000 dhe gjaku i vellezërve Saqipi, janë momente e ngjarje historike te cilat ndikuan qe pas 26 janarit, kushtrimit të lirisë t’i pergjigjeshin mijëra vullnetarë të Lugines e viseve shqiptare dhe kështu të vazhdonte lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc – UÇPMB!
26 janar 2021
20 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së