• Today is: Friday, April 26, 2024

KOSOVA NË MES TË SONDAZHEVE DHE PASQYRAVE TË THYERA, ALBINI NË MES

fakti
January24/ 2021

Ata që thuan “ne nuk iu besojmë sondazheve….ne u besojmë votuesve”, nuk e kanë edhe shumë keq, sepse, fundja, votuesi është ai që përcakton fituesin dhe humbësin final në zgjedhje. Pra, në demokraci mund t’iu besosh votuesve edhe atëherë kur humb në zgjedhje, kurse sondazhet ngelin vetëm një “rentgen” publik që shpreh më së miri brendinë anatomike” e “fiziologjike” të trupit votues. Nuk mund të kurohet” një popull nga gjendja e rëndë sociale e ekonomike, nëse i fajësoni vazhdimisht “diagnostifikuesit” e asaj gjendjeje, dhe nëse “virusët” e shoqërisë vazhdoni t’i trajtoni si heronjë dhe veteran të demokracisë

 

Nga Emin AZEMI

 

“Ne nuk iu besojmë sondazheve….Ne u besojmë votuesve…”

Kështu përafërsisht i dëgjova me njerin vesh teksa thoshin disa te ftuar partiak në nje studio televizive.

Ata nuk iu besojnë sondazheve, sepse, sipas tyre, ato jane te porositura, të paguara, madje edhe të manipuluara!

Bile ata propozuan që edhe mediat të mos bëjnë presion tek votuesit përmes sondazheve.

Si ta perkthejmë ndryshe këtë shqetësim të përfaqësuesve të caktuar partiak ndaj sondazheve?

 

Pritjet e tyre nga zgjedhjet e 14 shkurtit janë krejt tjera – pompoze dhe tepër ambicioze, për dallim nga projeksionet që po ofrojnë sondazhet.

Kjo i bie që , subjekti i tyre (AAK, NISMA, LDK, PDK), mundë të del saora i pari në zgjedhje dhe kjo duhet të ndodhë vetëm pse ata kanë shumë qejf! Pra është punë qejfi, jo diçka tjetër.

Dhe vërtetë është qejf i madh në mbrëmjen e 14 shkurtit me hapë shampanjën e fitores dhe me ia fut pastaj gjumë edhe disa vite, sepse vetëm gjumi i fitores së tyre prodhon mirëqenie popullore.

 

Ky nuk është fenomen i panjohur në praktikat dhe përvojat politike të subjekteve e grupimeve te cilët status-quon duan ta paraqesin si zhvillim dhe  duan të krijojnë nje inxhinjering propagandistik ku realiteti paraqitet si jerëm/kllapi, kurse për fytyrën e rrudhosur nuk i ka fajet njeriu por pasqyra.

Sa herë që në pasqyrë ( lexo: sondazhe) dalin te deformuara fytyrat e tyre, fajin për këtë duhet kërkuar në pasqyrën e pluhurosur apo të thyer, paçka se ndodhë qe pasqyra te mos pastrohet (lexo:reformohet)  me vite. Madje edhe kur plasariten pasqyrat, ndodhë qe ato te mos ndërrohen me të reja, dhe për rrjedhojë fytyrat e lidershpitit të LDK, PDK, AAK etj. shpesh dalin më keq se sa e meritojne anëtarët dhe simpatizantët e tyre. Kata ta fundit (që janë mbi 80%) janë viktimë e prirjeve feudale të klaneve politike familjare të lidershipit të tyre për të projektuar vetveten në pasqyra të thyera dhe të varura në qafen e hollë të pritjeve të kota për ndonjë përmbysje spektakolare të bilancit zgjedhor në favor të tyre.

 

Faktin se Albin Kurti mund te jetë favoriti kryesor i këtyre zgjedhjeve, disa e shohin si meritë e sondazheve të “kudisura”, “të paguara”, “të manipuluara”, që “padrejtësisht” po e “deformojnë” realitetin, i cili, sipas tyre, është krejt tjetër, ndërkohë që A. Kurti me populizmin e tij, sipas tyre, po perfiton në fatkeqesinë kolektive të popullatës.

Me fjalë të tjera, i bie qe popullata po bën jetë të lumtur skandinave, por fajet i ka Albini qe njerëzve po ua prishë këtë lumturi dhe ata po tregohen shume naiv qe po i besojne Albinit.

 

Çka duhet tash më bë Albini?

 

Mos qofsh në lëkurën e tij, sepse atij nuk i ka mbetë rrugë tjeter pos t’i ftojë njerëzit ta votojne NISMEN, AAk, LDK dhe PdK- në, vetëm e vetëm të mos e prishin lumturinë 20 vjeçare të popullatës, e cila në asnjë mënyrë nuk guxon të manipulohet nga LVV.

Nuk i ka mbetë derë tjetër Albinit, pos të zevendedojë Isën, Ramushin, Enverin e Fatmirin dhe të bejë fushatë në emër te tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të del nga  “gëzofi populist”, që dikush me çdo kusht don t’ia mvesh!

 

“Ne nuk iu besojmë sondazheve….Ne u besojmë votuesve…”

 

Ata që thuan kështu, nuk e kanë edhe shumë keq, sepse, fundja, votuesi është ai që përcakton fituesin dhe humbësin në zgjedhjen. Pra, në demokraci mund t’iu besosh votuesve edhe atëherë kur humb, kurse sondazhet ngelin vetëm një “rentgen” publik që shpreh më së miri brendinë “anatomike” e “fiziologjike” të trupit votues.
Nuk mund të “kurohet” një popull nga gjendja e rëndë sociale e ekonomike, nëse i fajësoni vazhdimisht “diagnostifikuesit” e asaj gjendjeje dhe nëse “virusët” e shoqërisë vazhdoni t’i trajtoni si heronjë dhe veteran të demokracisë.